-2.4 C
Priština
More

    A duhet t’i lëmë fëmijët të qajnë apo duhet t’i shkojmë «pas qejfit», ja rastet përjashtuese

    spot_imgspot_img

    Të jesh një prind i suksesshëm kërkon durim dhe ndërgjegjësim, dy cilësi të cilat shërbejnë shumë pavarësisht nga mosha e fëmijës. Prindërit gjenden gjatë gjithë kohës përballë dilemave dhe frika e dështimit i shoqëron gjatë gjithë kohës ! Një nga pyetjet që ka marrë përgjigjie së fundmi nga pediatrët është në duhet t’i lëmë fëmijët të qajnë ! Si fillim ju duhet të dini të paktën arsyet përse një foshnje qan:

    • Është ora e ushqimit? Ka uri
    • Duhen ndërruar pelenat? Ka bezdi ose ftohtë
    • Ka ndenjur gjatë në të njëjtin pozicion? Është mërzitur
    • Ka qëndruar zgjuar për më shumë se 30 minuta? Është i lodhur
    • Ka qëndruar në një vend me shumë njerëz dhe lëvizje? Është mbistimuluar
    • Bën grimasa dhe ngre këmbët drejt vetes? Ka gazra
    • Qan pareshtur deri në një orë pas ushqimit? Ka reflux
    • Nxjerr ushqimin? Ka reflux
    • Është nxehtë ose ftohtë në dhomë? Ka vapë ose ftohtë

    Megjithatë prindërit nuk presin që fëmija të nxjerrë klithmën e dytë pasi e kanë marrë në krahë që në sekondën e parë që ka hapur gojën.
    Shkenca ju sugjeron të kundërten, sidomos në mbrëmje kur fëmija grindet ende pa e zënë gjumi. Ajo që duhet të bëni është krejt e kundërta, nga ajo që keni bërë deri tani. Lërini fëmijët të qajnë dhe brenda 15 minutave ata do t’i ketë zënë gjumi. Flasim për rastet kur fëmijët grinden pa arsye sepse nëse një natë më parë ka qenë sëmurë sigurisht që nuk duhet ta lini në krevat vetëm.
    Hulumtuesit në Australi kanë botuar kohët e fundit një studim në revistën Pediatrics që mbështet pikërisht tezën e lartpërmendur. Të qarat nuk shkaktojnë stres apo probleme afatgjate emocionale tek bebet. Në fakt, në krahasim me foshnjat që prindërit I marrin në krahë, bebet që lihen të qajnë flenë më shpejt. Kjo taktiktikë duhet të fpraktikohet kur fëmija është rreth 4 deri në 6 muajsh.

    Burim: LIVING

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...