-3.8 C
Priština
More

    50 filma që çdo fëmijë duhet t’i shohë para se të arrijë moshën 11 vjeçare!

    spot_imgspot_img

    Janë listuar 50 filmat miqësore që mund t’i shihni me familje …

    Kur është koha shumë e nxehtë jashtë dhe ju nuk mund të dilni për të luajtur, një mundësi e mirë familjare është të mblidheni e tërë shtëpia dhe të shihni ndonjë film së bashku me fëmijët. Por, të gjesh një film të pastër dhe argëtues të cilit mund t’i gëzohet e tërë familja është paksa e vështirë dhe një detyrë e lodhshme. Fatmirësisht, një shoqatë bamirësie për edukim përmes filmave në Angli, është përpiluar një listë me filmat më të mirë për familjen.

    Më 19 qershor, sipas shoqatës bëmirëse për edukimin përmes filmave, kanë lansuar një listë të 50 filmave më të mirë që secili fëmijë duhet t’i shohë para moshës 11 vjeçare. Sipas një njoftimi për shtyp nga organizata bëmirëse, u përzgjodhën 50 filma nga një katalog prej 3000 filmave familjarë që përfshinin tema të ndryshme sociale si diversiteti, përshtatja ndaj ndryshimeve, trajtimi i komplekseve morale, dëshpërimi, të qenurit ndryshe, rritja dhe përballja me vështirësitë.

    Megjithëse lista është bërë nga Anglia, ajo përfshin shumë filma amerikanë, si klasikë ashtu edhe për të rinj. Filmat e përzgjedhur janë bazuar në 10 kritere: përshtatshmëria për t’i shikuar me familje (diçka që mund të argëtojë tërë familjen), kohëzgjatja (temat dhe personazhet që rezonojnë përtej një brezi), inovacionet (teknikat e filmave të rinj), angazhimi emocional, mësimet e jetës (morali dhe këshillat që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive shoqërore), diversiteti (tregimet nga periudha të ndryshme kohore, zhanret dhe lloje të ndryshme të njerëzve) si dhe faktori argëtues.

    Më poshtë shihni listën e plotë të 50 filmave që secili fëmijë duhet t’i shohë para se të rritet:

    • 101 Dalmatians (1961),
    • A Little Princess (1995),
    • Annie (1982),
    • Babe: The Gallant Pig (1995),
    • Beauty and the Beast (1991),
    • Cloudy with a Chance of Meatballs (2009),
    • Coraline (2009),
    • Diary of a Wimpy Kid (2010),
    • Dumbo (1941),
    • T. The Extra Terrestrial (1982),
    • Fantastic Mr. Fox (2009),
    • Free Willy (1993),
    • Frozen (2013),
    • Home (2015),
    • Hook (1991),
    • Hotel Transylvania (2012),
    • How to Train Your Dragon (2010),
    • Jumanji (1995),
    • Kubo and the Two Strings (2016),
    • Mary Poppins (1964),
    • Matilda (1996),
    • Nanny McPhee (2005),
    • Night at the Museum (2006),
    • Oliver! (1968),
    • Paddington (2014),
    • Secret Life of Pets (2016),
    • Shaun the Sheep Movie (2015),
    • Shrek (2001),
    • Space Jam (1996),
    • Spirited Away (2001),
    • Star Wars: A New Hope (1977),
    • Swallows and Amazons (2016),
    • The Adventures of TinTin (2011),
    • The BFG (2016),
    • The Gruffalo (2009),
    • The Iron Giant (1999),
    • The Jungle Book (1967),
    • The LEGO Movie (2014),
    • The Lion King (1994),
    • The Lorax (2012),
    • The Never-Ending Story (1984),
    • The Princess Bride (1987),
    • The Secret Garden (1993),
    • The Witches (1990),
    • Toy Story (1995),
    • Trolls (2016),
    • Up! (2009),
    • Wallace and Gromit: The Curse of the Were-Rabbit (2005),
    • Willy Wonka and The Chocolate Factory (1971),
    • Zootopia (2016).

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...