Një studim i kryer së fundmi tregon se videot në Youtube vetëm i argëtojnë fëmijët, por nuk u mësojnë asgjë të re. Ato janë argëtuese, por jo të dobishme për zhvillimin e fëmijës.
Shumë prindër i lënë fëmijët në celular për të parë video në Youtube, ndërkohë që vetë mund të përfitojnë nga rasti për të kryer ndonjë punë.
Por studimi, i cili ka zgjatur për dy vjet, tregoi se fëmijët më shumë përqëndroheshin tek reklamat për të parë produktet e tyre të preferuara si çokollata etj.
Që fëmijët të mësojnë dhe këto video të kenë funksion edukativ duhet që edhe prindërit të bashkëveprojnë me ta.
Ndërkohë që kjo është praktikisht e pamundur sepse prindërit zgjedhin t’i lënë fëmijët në youtube pikërisht për të fituar kohë për veten. Një përqindje shumë e vogël qëndrojnë pranë fëmijëve duke parë e komentuar videot. Kjo përqindje e fëmijëve rezultoi se kishin mësuar fjalë të reja përmes shikimit të videove në youtube.
Ekspertët këshillojnë që të mos i lini fëmijët vetëm në youtbe për më shumë se pesë minuta. “Mos prisni që fëmija të mësojë vetë, ndërkohë që ju merreni me diçka tjetër. Prindërimi nuk është kaq i thjeshtë”, – thonë autorët e studimit.
Burimi: pernenat.al