6.7 C
Priština
More

    Përse duhet shmangur kontakti fizik kur vendosni fëmijën në gjumë, ja çfarë dëmi u shkakton

    spot_imgspot_img

    Kontakti fizik mes prindit dhe fëmijës është padyshim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve, pasi ul nivelin e stresit dhe rrit imunitetin. Por nëse qëndroni shumë pranë fëmijëve tuaj kur i vini në gjumë, ky mund të jetë një zakon i dëmshëm. Ekspertët paralajëmrojnë se diçka e tillë krijon probleme me fjetjen kur fëmijët të rriten.

    Studimet kanë treguar se 50 për qind e nënave shtrihen bashkë me fëmijët për t’i vënë në gjumë deri në moshën 12-vjeçare, ndërsa 25% e fëmijëve e kanë të pamundur të flenë nëse nuk kanë pranë prindin ose një objekt të dashur për ta që mund të jetë një arush, një lodër, një batanije e butë etj.
    “Shumica e fëmijëve do të mësojnë të flenë vetëm pa prindërit kur të jenë në shkollë të mesme”, – tha Andrew J. Bernstein, një mjek dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë. “Nëse fëmija është mësuar të flejë me prindin pranë gjithmonë, kur të ndahet do ta ketë shumë të vështirë dhe kjo do të shtyjë orarin e fjetjes”.
    Mjeku Noah Siegel thotë se kjo praktikë në fëmijëri i vë fëmijët përpara rrezikut të pagjumësisë kur të rriten. Rrjedhimisht nëse fëmijët flenë më pak, do të jenë më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore.
    Por, praktika e të vënit fëmijët në gjumë duke u shtrirë bashkë me ta nuk është e mirë as për prindërit, të cilët humbasin shumë kohë në këtë mënyrë dhe e kanë të pamundur të pushojnë vetë pas lodhjes gjatë ditës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...