2.2 C
Priština
More

    Arsyet kryesore, pse femrat humbasin flokët

    spot_imgspot_img

    Të bëjmë të qartë një gjë, që në fillim. Nëse jeni grua dhe i humbisni flokët tuaj, ju e dini se ju nuk jeni e vetmja që jeni duke luftuar me këtë.

    Edhe gratë mund të humbasin flokë. Por kjo temë nuk është aq e popullarizuar sa tek meshkujt. Çdo grua që ballafaqohet me këtë, do të duhej që problemin të paraqes tek mjeku i saj.

    Le të shikojmë disa arsye më të shpeshta, për humbjen e flokëve tek femrat:

    Nivelet e ulëta të hekurit
    Mungesa e hekurit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për anemi apo jo, mund të shkaktojë humbjen e flokëve. Nuk bën që në mendjen tuaj të filloni të përdorni tableta për hekur, dhe që paraprakisht  nuk jeni konsultuar me një mjek. Edhe hekur i tepërt mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

    Çrregullime të tiroides
    Edhe troida tepër aktive edhe ajo e ngadalësuar mund të shkaktojnë humbjen e flokëve.

    Nivelet e ulëta të estrogjenit
    Shumë gra humbasin flokët e tyre gjatë dhe pas menopauzës, kur nivelet e estrogjenit fillojnë të biejnë. Dhe ndryshimet e tjera hormonale – për shembull, ndryshimet në kontraceptivët oralë gjithashtu mund të shkaktojnë humbjen e flokëve.

    Ndryshimet hormonale pas shtatëzanisë
    Edhe nënat e reja mund të konstatojnë se humbasin një shumë të konsiderueshme të flokëve në gjashtë muajt e parë pas lindjes, ose deri sa nivelet e estrogjenit nuk kthehen në gjendje normale.

    Effluvium Telogen
    Ky term do të thotë humbje e përkohshme e flokëve, e cila është për shkak të stresit ose ndonjë operacioni kohëve të fundit, i cili zakonisht ndodh dy muaj pas situatës që e ka shkaktuar atë.

    Ilaçet
    Shumë medikamente mund të shkaktojnë humbjen e flokëve. Nëse keni dyshim tek kjo, bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me ndryshimin e mundshëm të barnave.

    Nivelet e larta të vitaminës A dhe selenit
    Kujdesshëm me shtesa të ushqimit. Mos i merrni ato në vete, por vetëm në konsultim me një mjek.

    Pirja e duhanit
    Disa studime të kryera tek meshkujt kanë treguar se pirja e duhanit gjithashtu rrit humbjen e flokëve.

    Çfarë duhet të bëni?
    Plani më i mirë është që të zbuloni shkaktarin e vërtet për humbjen e flokëve dhe për të eleminuar atë. Më e mirë është që të filloni me një test të gjakut i cili do të tregojë nivelin e hormoneve tiroide, hekurit dhe estrogjenit.

    Në disa raste, zakonisht pas menopauzës, shkaku i humbjes së flokëve është alopecia androgjenetike. Shkaku i ndryshimeve hormonale në trup, dmth. çekuilibër në mes të hormoneve mashkullore dhe femërore. Kjo ndodh rrallë edhe te gratë më të reja, por atëherë ajo është kryesisht në lidhje me vezoret polistike, apo ndonjë problem tiroid.

    Kjo temë  është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...