1.7 C
Priština
More

    Letra e sinqertë e një nëne: Qëndrova në shtëpi për të mirën e fëmijëve, nuk e kisha menduar ndonjëherë sa do i «dëmtoja»

    spot_imgspot_img

    Së pari më lejoni t’ju them se kjo është thjesht historia ime dhe nuk po përpiqem t’ju jap leksione sesi duhet të veproni ju me jetën dhe fëmijët tuaj. Çdo zgjedhje ka të mirat dhe disavatanzhet e veta, por unë do të ndaj me ju eksperiencën time dhe sa më kushtoi zgjedhja që bëra. Unë vendosa të mos punoja pas lindjes së fëmijëve e t’ju përkushtohesha atyre 100%. Por përveç anës së mirë, kjo kishte edhe pasojat negative.

    Fëmijët e mi u bënë shumë të varur nga unë
    Duke qëndruar gjithmonë pas tyre, duke u kujdesur unë për gjithçka, fëmijët nuk e konceptonin dot asnjë orë të kaluar në shtëpi pa mua. Unë u bëra e domosdoshme për mbarëvajtjen e gjërave në familje. Fëmijët e mi nuk ishin në gjendje as të gjenin çorapet, as të pastronin tualetin pasi kishin kryer nevojat, as të hanin etj. Për gjithçka kishin nevojë që t’i ndihmoja unë. Kuptova se kjo gjë po i dëmtonte ata, sepse humbën shkathtësinë karakterisitke të moshës që kishin.
    Koha nuk shpenzohej në mënyrë cilësore
    Unë besoja se mjaftonte të isha e pranishme fizikisht me fëmijët dhe kjo ishte një kohë cilësore gjatë qëndrimit me ta. Në fakt shumë vonë e kuptova që nuk ishte kështu. Koha ime në shtëpi kalonte vetëm duke kryer detyrime, duke menaxhuar nevojat e fëmijëve, pa krijuar lidhje kumtimplota me ta. Ndërsa kur vendosa të punoj dhe kisha më pak kohë, kuptova që koha e kaluar me fëmijët kishte më shumë kuptim, krijonim lidhje më të forta me njëri-tjetrin dhe kishim më shumë qëllime të përbashkëta.
    Ndihesha shumë e dëshpëruar
    Duke bërë vazhdimisht të nëjtjat gjëra, rashë pre e monotonisë dhe nuk e konceptoja dot sesi mund të ishe edhe nënë dhe të kishe angazhime të tjera njëkohësisht. U bëra njeri i frustruar, e ndrojtur nga koha që kaloja vetëm në shtëpi. Fatmirësisht kuptova që një nënë e tillë nuk ishte ideale për fëmijët e mi. Fakti që shkova në punë ndryshoi gjithçka për mirë. Kjo letër është publikuar fillimisht në portalin pernenat.al

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...