Besohet se sekreti i freskisë së francezeve, është në dashurinë e tyre për ndaj produkteve të lëkurës anti-plakje. Kujdesi i tyre për lëkurë fillon nga ditët e adoleshencës.
Pavarësisht nga ajo që jetën e kalojnë duke shijuar verën, djath dhe cigare, francezet plaken më së miri nga të gjitha gratë e tjera në Evropë.
Anketa e fundit tregon se gratë franceze në vitet e 40-ta duken shtatë vite më të reja se gratë tjera evropiane, veçanërisht britanikeve. Besohet se sekreti i freskisë së francezeve qëndron në dashurinë e tyre për një produkt të lëkurës i cili e ngadalsonë plakjen. Kujdesi i tyre për lëkurë fillon që nga mosha e adoleshencës.
Siç tregon studimi i faqës Escentual.com, gratë në Francë i kushtojnë shumë vëmendje kremërave dhe losionëve për pastrimin e fytyrës, dhe për rrudhat fillojnë të kujdesen shumë më herët se sa gratë e tjera në Evropë. Francezet shpesh përdorin produkte shumë të shtrenjta për kujdesin e lëkurës.
Dhe përderi sa një pjesë e publikut janë dakord se kjo është një sekret i francezeve, për dukje rinore, një numër i konsiderueshëm i njerëzve besojnë se sekreti është në të vërtetë në stilin e jetës së tyre.
Gratë franceze e din se si të shijojnë jetën, nuk heqin dorë nga asgjë, por edhe nuk e teprojnë me kënaqësitë të tilla si ushqimi ose verërat. Gjithashtu, duken të sigurta dhe dinë mirë të përballen me stresin. /kosovarja.ch/