Duke pasur parasysh faktin se ne gjithmonë orientohemi kah Perendimi, duket se në këtë rast duhet të presim paksa. Instituti Nacional për kontrollin e drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikoi një raport, në të cilën për herë të parë konfiromohen zyrtarisht përfitimet e mundshme shëndetësore të marihuanës.
Deri tani, qeveria federale ka rrefuzuar të pranojë marihuana mund të ketë ndonjë përfitim shëndetësor, dhe në përputhje me rrethanat është vendosur në klasin e parë të substancave narkotike, me droga të tilla si heroin, LSD dhe ekstazë.
Studimet e fundit të bëra në kafshë, kanë treguar se kanabisi mund të vrasë dhe zhduk disa qeliza të kancerit dhe mund të zvogëlojë madhësinë e tyre, thuhet sipas një raporti nga Instituti Nacional.
Dëshmitë sipas një studimi tregojnë se ekstraktet e që gjenden në tërë bimën e marihuanës mund të zvogëlojnë llojet më të rënda të kancerit të tilla si tumori në tru. Studimi i bërë në minj, ka treguar se këto ekstrakte kur përdoren së bashku me radioterapi, rrisin efektin e rrezatimit si dhe vrasjen e qelizave kancerogjene.
Edhepse disa shtete amerikane lejojnë përdorimin e marihuanës për qëllime mjekësore, qeveria federale e ka ende të ndaluar.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka lëshuar një deklaratë se nuk do bëjë ndalimin e zbatimit të programit të saj për shitjen e marihuanës mjekësore, por se do të vazhdojë të monitorojë edhe përdoruesit./kosovarja.ch/