9.7 C
Priština
More

    4 gjërat për të cilat nuk e dinit se mjeku juaj do mund të ju ndihmonte

    spot_imgspot_img

    Shumica prej neve shkojnë tek mjeku vetëm kur kanë fyt të ftohur apo dhimbje në stomak. Ajo që pak prej nesh e kuptojnë është se mjeku juaj ka dituri që shtrihen nga sëmundjet e përditshme deri tek këshillat e specializuara. Edhepse medicina moderne është bërë shumë e sub-specializuar, ende ia vlen të pyetni mjekun tuaj për gjëra të ndryshme që i përkasin lëmisë së kujdesit për shëndetin tuaj.

    Këshilla udhëtimi

    Mjeku juaj është në gjendje     t`ju këshillojë se në cilat lokacione duhet të jeni të kujdesshëm që të shmangeni nga sëmundje të caktuara apo epidemi, cilat ushqime dhe pije ti rrefuzoni, dhe ku të drejtoheni nëse keni ndonjë problem shëndetësor. Mjeku juaj mund që porosisë barëra kundër sëmundjes së udhëtimit apo si preventvë ndaj malarjes, mund të ju këshillojë se çfarë duhet të merrni nëse zhvilloni diarre të udhëtarit, iinfeksion të veshit apo kruarje të pazakontë.

    Kontroll i lëkurës

    Secili mjek është i trajnuar që të dallojë ndryshime të dyshimta të lëkurës duke përfshirë edhe kancer të lëkurës. Edhepse specialistët e lëkurës janë me bollëk në këto ditë, mjeku juaj amë është në gjendje të kontrollojë lëkurën tuaj nga koka deri tek këmbët. Ky kontroll është i rekomanduar në Australi në 12 muaj për secilin, nga mosha 18 vjeçe.

    Këshilla para shtatëzënisë

    Nëse planifikoni të bëheni nënë atëherë konsideroni që të bisedoni me mjekun tuaj para se të ngeleni shtatëzënë. Mjeku amë është në gjendje të ju këshillojë se cilat barëra duhet ti merrni dhe cilat duhet shmangur, si dhe të lexojë historinë e plotë personale dhe familjarë që të identifikojë rreziqet që mund të trashëgohen gjenetikisht.

    Ndryshime të stilit të jetesës

    Nëse mendoni të bëni ndryshime të stilit të jetesës atëherë duhet të konsideroni të konsultoheni me mjekun tuaj i cili pas një kontrolli bazik, do të mund të ju këshillojë nëse jeni të gatshme të filloni një program stërvitjeje apo të caktojë nëse keni ndonjë sëmundje të padiagnostifikuar që mund të pengojë humbjen e peshës, sikurse gjendja tiroide.

    Mjeku juaj amë mund të ju udhëzojë se cilat suplemente të humbjes së peshës duhet shmangur dhe do mund të ju drejtojë tek ndonjë ekspert i specializuar në atë lëmi.

    Mbajeni mend se mjeku juaj ka njohuri të gjërë që përfshin të gjitha aspektet e shëndetit tuaj, andaj mos hezitoni të flisni me të./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...