-2.1 C
Priština
More

    Si të çliroheni prej hemorroideve

    spot_imgspot_img

    Hemorroidet shkaktohen nga dieta e dobët, nga ngritja e peshave të rënda, shtatëzënia, nga rishfaqja e kapsllëkut, nga vështirësitë në jashtëqitje dhe diarre, paraqiten për shkak të shtypjes në venat e komblikut dhe rektumit. Hemorroidet janë infamacion që përmban enë të zgjeruara të gjakut që ndodhen brenda dhe jashtë anusit apo rektumit.

    Simptomat e zakonshme përfshijnë: ënjtje, kruarje dhe ndjenjë e djegies që në të shumtën e kohës janë të bezdishme dhe problematike, lëvizje e dhimbshme e zorrëve, mukozë që rrjedh nga lëvizja e zorrëve si dhe gjakosje përmes anusit.

    Çlirimi nga hemorroidet

    1. Gjatë lëvizjes së zorrëve shmanguni nga tendosja: Një nga shkaqet e paraqitjes së hemorroideve është tendosja e zorrëve, që shkakton kapsllëkun. Përdorni ndonjë produkt që shërben si zbutës i jashtëqitjes.

    2. Bëni një vaskë të ngrohtë: është një metodë tejet efektive për reduktimin e dhimbjeve nga hemorroidet. Kjo gjë bëhet ashtu që zhyteni në vaskë, shtoni kripë Epsom dhe rrini brenda për 15 minuta.

    3. Kompresim i ngrohtë: Merreni një peshqir të pastër larjeje, zhyteni në ujë të vakët dhe aplikoni kompresim direkt mbi hemorroidet për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta. Përsëriteni katër deri në pesë herë në ditë, kjo do ju lirojë nga sikleti.

    4. Kremë apo pomadë: Shkoni në barnatoren më të afërt dhe merreni një pomadë apo kremë që ndalon kruarjen dhe lehtëson dhimbjen. Kremat kanë hidrokortisonë apo lidokainë, përbërës aktiv që janë efektivë në largimin e kruarjes.

    5. Përdorimi i regjësit: Pas jashtëqitjes zhyteni pambukun në regjës dhe aplikojeni direkt në pjesën e prekur nga hemorroidet që të reduktoni inflamacionin. Përsëriteni sa më shpesh, të paktën katër apo pesë herë në ditë.

    6. Pastrojeni si duhet: Sigurohuni të keni pastruar mirë vendin pas jashtëqitjes që të evitoni irritimin e mëtutjeshëm të anusit apo rektumit. është mirë që të përdorni letër të lagur apo të tilla që përdoren për pastrimin e fëmijëve.

    7. Pako akulli: Që të reduktoni dhimbjen e hemorroideve, aplikoni pakon me akull në pjesën e ënjtur mirëpo sigurohuni të mos e mbani gjatë. Pesë deri në dhjetë minuta do të mjaftojnë.

    8. Kur ndjeni nevojë- dilni jashtë: Nëse ndjeni nevojë për jashtëqitje atëherë shkoni në tualet menjëherë.

    9. Terapi me shilte: Merrreni një shilte me sfungjer që të uleni mbi të, kjo do e lehtësojë shtypjen që lidhet me hemorroidet. Kjo gjë nuk i shëron hemorroidet por e lehtëson dhimbjen tuaj.

    10. Medikamente që ju lirojnë nga dhembja: Kur përballeni me hemorroide me dhembje, medikamente të tilla sikurse ibuprofeni, aspirina apo acetaminofeni mund të lehtësojnë dhimbjen e shkaktuar nga hemorroidet.

    11. Konsumoni ushqime me fibra: Fibrat ndihmojnë mbajtjen e ujit në jashtëqitje dhe e rëndon atë. Kjo ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes dhe në qitjen e saj lehtësisht dhe pa dhimbje. Ushqimet bishtajore, me drithëra të tëra, perime si spinaqi dhe marullet, frutat me lëvozhga janë burim i sigurtë i fibrave. Metamucili dhe Citruceli janë shtesa në ushqime që mund t`i inkorporoni në vaktet e juaja.

    12. Shtoni konsumin e ujit: pini 8 deri në 10 gota ujë në ditë: Sa më shumë ujë të përmbajë jashtëqitja aq më lehtë do të jetë të dilni jashtë.

    13. Shmanguni nga përdorimi i laksativëve: Laksativët mund të shkaktojnë mvarje dhe mund t`i bëjnë jashtëqitjen shumë të dobët, që shkakton kapsllëkun. Provoni laksativë sikurse psylliumi dhe senna.

    14. Intervenim mjekësor:

    terapi jokirurgjike: Nëse i keni provuar metodat shtëpiake dhe hemorroidet vazhdojnë më shumë se një javë, atëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore që të liroheni pa intervenim kirurgjikal. Kjo nënkupton djegin e hemorroideve apo injektimin e një lëngu që zvogëlon ato.

    fashë gome: Futja e fashës së gomës në bazën e hemorroideve e pamundëson qarkullimin e gjakut dhe e bën atë të thahet dhe të bjerë. Kjo teknikë është shumë efikase në eliminimin e hemorroideve.

    përdorimi i kapëses kirurgjike: Vendosja e kapëses kirurgjike në bazën e hemorroideve e pengon atë të furnizohet me gjak njejtë sikurse në rastin e fashës së gomës.

    15. Hemorrhoidektomi: Kjo është një procedurë që përfshin mënjanimin e hemorroideve dhe enëve të gjakut përreth tyre ngaana e mjekut tuaj.

    Këshilla të tjera të dobishme

    Bëni ushtrime të rregullta. Lëvizja e vogël e një shetitjeje mund të ndihmojë në tretjen e mirë të ushqimit dhe e bën jashtëqitjen më pak të sikletshme.

    Hemorroidet janë të zakonshme për femrat, posaqërisht gjatë shtatëzënisë dhe pas lindjes. Mos përdorni medikamente pa konsultim me mjekun.

    Shmanguni nga marrëdhëniet seksuale që përfshijnë anusin. Nëse keni hemorroide ky akt do i irritojë dhe të bëjë gjakosjen e tyre, gjë që e bën shpërndarjen e sëmundjeve tjera.

    Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj analgjezikëve apo nga regjësit që ndodhen në kremat apo pudrat për hemorroide, andaj bëhuni tepër të kujdesshëm kur i përdorni këtë kremë apo pudër./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...