Nuk ju fajësoj nëse gatimi i mishit ju bën nervoz. Pavarsisht nëse është ndonjë mish viçi apo biftek i thatë, ju dëshironi të siguroheni se keni zgjedhur diçka të freskët.
Por, çfarë ndodhë nëse mishi që qëndron në frigorifer për disa ditë, apo është i ngrirë dhe nuk duket fare i kuq si më parë? A jeni ende të sigurtë se mund ta konsumoni apo duhet ta hidhni?
Cilat janë shkaqet e ndryshimit të ngjyrës së mishit të kafshëve dhe shpezëve?
Që nga mishi i kuq e deri tek mishi i pulës, këtu po ju paraqesim arsyet pse mishi mund të ndryshojë ngjyrën dhe çfarë nënkupton kjo.
Mishi i kuq
Pamja pa dyshim që luan një rol të rëndësishëm për gjërat që i mendojmë si të freskëta, dhe në rastin e mishit të kuq, ju sigurisht vëreni shenjat e ndritshme të së kuqes e që paraqet freskinë e mishit. Kjo ngjyrë është rezultat i proteinave në mish e quajtur myoglobin e cila shëndrrohet në oxymyoglobin dhe prodhon ngjyrë të kuqe të gjallë në kontakt me oksigjenin.
Jo të gjitha llojet e mishit kanë të njejtën ngjyrë, edhepse – ngjyra ndikohet nga faktorë si dieta, seksi, stërvitjet, speciet dhe sidomos mosha – gjë që mund të prodhojnë mish me ngjyrë më të errët.
Ekspozimi i zgjatur në ajër dhe dritë gjithashtu mund të errësojnë ngjyrën e mishit, duke filluar nga e kuqja e ndritshme, si në rastin e hamburger-ave dhe fillojnë të kthehen në ngjyrë gri, por nga brenda janë ende të kuq. Ndryshimi i ngjyrës mund të ndodhë edhe nëqoftëse mishi i gjallë është i ngrirë, ku ai mund të zbehet ose të errësojë ngjyrën.
Mishi i shpezëve
Shpezët e papërpunuar ndonjëherë mund të kenë një nuance të mavijosur në mish apo lëkurë të ndritshme të verdhë, e cila mund të duket e çuditshme nëse jeni mësuar me mishin e tyre paksa më të bardhë. Ashtu sikur mishi i kuq, variacionet e ngjyrës rezultojnë nga ndryshimet në dietën e të ushqyerit, ushtrimet dhe mosha.
Pra, a është i sigurtë konsumi i tyre?
Lajmi i mirë është, edhe nëse ka ndryshim të ngjyrës, mishi i kuq apo i shpezëve akoma mund të konsumohet nëqoftëse ruhet siç duhet në frigorifer dhe nëse konsumohet brenda një periudhe të sigurtë kohore (deri në dy ditë për mishin e bluar dhe pesë ditë për llojet tjera).
Ajo çfarë dëshironi të dini më shumë se sa ngjyra e mishit është era e keqe e mishit apo gjatë prekjes është si ngjitës. Në këto raste, lërini shqisat tuaja që të ju udhëzojnë./kosovarja.ch/