-5.4 C
Priština
More

    10 super-ushqimet më të mira

    spot_imgspot_img

    Çfarë janë super-ushqimet? Këto janë ushqime të dobishme dhe të shëndetshme. Bëjeni shprehi të përfshini këto “super-ushqime” në dietën tuaj të ushqyerjes.

    1. Sardelet

    Sardelet përmbajnë vaj omega-3 ashtu sikur salmon. Ato përmbajnë proteina të cilësisë së lartë dhe janë në nivel të ulët sa i përket ndotjes apo papastërtisë. Dhe, për më tepër janë gjithmonë në disponim, apo jo?

    2. Sallatat jeshile

    Këtu bëjnë pjesë lakra jeshile, marula, letusi, arugula etj. Që të rrisni sasinë e këtyre gjetheve jeshile, ju mund ti shtoni ato në sallatat tuaja apo në përzierjet (shake).

    3. Arrat

    Arrat përmbajnë antioksidantë njëlloj sikur sasia e servimit të pemëve dhe perimeve. Përfshini ato në dietën tuaj si dhe fruta tjera të thata.

    4. Çokollata

    Kjo është e pasur në antioksidantë dhe flavonoide të cilët njihen për përmirësimin e shëndetit dhe zvogëlimin e presionit të gjakut. Zgjidhni llojin e çokollatës që ka 70% kakao për fuqi më të madhe antioksiduese si dhe përfitime shëndetësore.

    5. Farat ‘chia’

    Këto lloj fara përmbajnë calcium, antioksidantë, acide yndyrore omega-3, proteina, karbohidrate dhe fibra. Trupi juaj ka aftësinë që të prishë përbërjen e këtyre farave dhe të absorbojë ushqyesit pa pasur nevojën e procesimit.

    6. Boronicat

    Këto ushqime kanë indeks të ulët glicemik ndërsa janë shumë të pasur me vitamin C, fibra dhe janë me sasi të lartë të antioksidantëve.

    7. Speca të kuq

    Këto përmbajnë sa dy herë më shumë vitamin C se portokajt. Vitamina C është antioksidant që i ndihmon trupit tuaj që të pastrohet nga radikalet e lira dhe i mban enët e gjakut të forta dhe të shëndetshme. gjithashtu, janë të pasur me likopene dhe beta-karoten me të cilën reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e syrit.

    8. Fasule dhe thjerrëza

    Fasulet përmbajnë aq kalori dhe protein sa janë të pranishme tek mishi. Kështuqë, këto konsiderohen të jenë një zëvendësues shumë i mirë i mishit.

    9. Fibrat

    Fibrat janë burimi më i mirë i cili ndihmon në uljen e kolesterolit dhe mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak. Bëjeni shprehi që të përfshini këtë lloj ushqimi sidomos në mëngjesin tuaj nëse vuani nga kolesteroli.

    10. Kosi

    Burim kryesor i funskionimit të “jetës”. Ky është një zëvendësues shumë i mirë për personat që janë jotolerantë ndaj laktozës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...