-5.4 C
Priština
More

    4 pyetjet e rëndësishme që çdo natë duhet parashtruar fëmijëve

    spot_imgspot_img

    Fëmijët e mi i dua më shumë se gjithçka tjetër mirëpo deri në kohën e gjumit, jam tepër e lodhur dhe nuk kam më durim të merrem me ta. Kur bëhet ora 8 e natës do dëshiroja të mbyllem në dhomën time, me librat dhe me ëmbëlsirat e mia por ja që të qenurit nënë nuk është aq e thjeshtë dhe nuk është një detyrë që përfundon në orë të caktuar. Çdo natë para gjumit fillova t`ua parashtroj këto katër pyetje fëmijëve të mi, dhe kjo gjë na afroi më tepër, krijoi një ndryshim pozitiv dhe një mënyrë të re në fokusimin e ditës time dhe ditës së tyre.

    1. Cila ishtë pjesa e preferuar e ditës suaj? Kjo pyetje na lejon që të kërcejmë në rrethin e pozitivitetit, u ndihmon fëmijëve që të fokusohen në pjesën më të mirë të ditës së tyre dhe na jep mundësinë që të të reflektojmë për ato momente, të gjejmë lumturi në ato momente speciale para se të mbyllim sytë.
    2. Cila ishte pjesa më e keqe e ditës suaj? Kjo pyetje na mundëson që të kërcejmë në rrethin e realitetit së bashku. Askush nuk është i përsosur, të gjithë bëjnë gabime dhe është një mundësi e mirë kur mundesh të flasësh edhe për gjërat që nuk kanë përfunduar mirë: përzgjedhje të gabuara, të qenurit të papërgjegjshëm, mos respektim. Kjo pyetje më ka mundësuar që të jem shembull i dashurisë së pakushtëzuar dhe është mënyrë e mirë që t`u përkujtohet fëmijëve se e nesërmja është një mundësi për të provuar sërish.
    3. A keni ndonjë pyetje për ditën tuaj? Kjo pyetje na mundëson që të jemi më të sinqertë me njëri tjetrin, krijon një shprehi që gjithmonë të jenë të rehatshëm për të më pyetur për çdo gjë dhe të më besojnë se do ua dëgjoj të gjitha brengat.
    4. Si treguat mirësjellje apo dashuri sot? Kjo pyetje na bën që të hudhemi në rrethin e integritetit, i inkurajon fëmijët të jenë të sjellshëm dhe të duan të tjerët edhe nëse askush nuk shikon. Është pyetja më e fuqishmë që kam parashtruar. Fëmijët mësuan se sa thjeshtë është të tregojnë mirësjellje dhe dashuri në çdo ditë të vetme.

    Kur fillova të parashtroj këto pyetje, djali tetë vjeç kishte vështirësi me përgjigjet andaj ia përkujtoja ato që kam parë unë duke i bërë: i thoja se e pastronte pjatën, lozte me motrën e tij, ia jepte lodrat vëllaut të vogël, pastronte duart rregullisht.

    4 pyetjet më kanë ndihmuar që të mësojë shumë gjëra për fëmijët e mi, lojërat e preferuara, fobitë e tyre, ngjyrat dhe filmat e preferuar. Mirëpo edhe i kam mësuar për shumë gjëra si aborti, pirja e duhanit, vlerësimi i dallimeve tek të tjerët dhe respektimi i njerëzve në përgjithësi, e posaçërisht të atyre me aftësi të kufizuara.

    Këtë metodë ua kisha preferuar të gjitha nënave dhe ju premtoj se do të keni një lidhje më të mirë me fëmijët e juaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...