2.2 C
Priština
More

    Nje studim emocionues nga Dove: Femrat janë shumë më të bukura se sa ato mendojnë për veten!

    spot_imgspot_img

    Sa prej nesh nuk na pëlqen ajo që shohim para pasqyrës? Sa prej nesh nuk duam apo nuk dijmë ta vlerësojmë vetveten? Ne jemi gra, nëna, motra, shoqe… Ne jemi ato të bukurat në familje, pa të cilat shtëpia nuk është shtëpi… Ne japim dashuri. Ne të gjitha jemi të bukura, më të bukura se sa mendojmë për veten!

    A e keni ditur që vetëm katër përqind të femrave mendojnë për veten që janë të bukura? Për të vërtetuar këtë statistikë, kompania Dove ka krijuar një reklamë e cila tregon se femrat gjithmonë janë më të bukura se sa mendojnë.

    Ata krijuan një ide dhe ftuan shtatë femra të moshave dhe racave të ndryshme, një ish-punonjës të FBI-së që kishte punuar si piktor për nevoja të forenzikës, si dhe shtatë persona tjerë të panjohur.

    Së pari, ata i ulën femrat e përzgjedhura pas një perdeje dhe ato i përshkruan veten piktorit, i cili vizatonte portretet e tyre, sic e kishte bërë këtë gjithmonë. Pastaj, secila nga ato kaloi një periudhë kohe me njërin nga personat që kurrë më herët nuk e kishte njohur, dhe më pastaj personi i panjohur e përshkroi femrën që takoi tek piktori.

    Rezultatet ishin të pabesueshme, sepse secila femer e kishte përshkruar vehten në atë mënyrë që në vizatimin e bërë nuk ngjante aspak me vehten, përderisa përshkrimet e njerëzve të panjohur ishin të mjaftueshme që piktori të krijojë një portret plotësisht real për dukjen e tyre.

    Kur ato i panë rezultatet, disave u rrodhën edhe lotët nga emocionet, dhe qanë për faktin se çfarë mendimesh kanë për vetveten.

    Që edhe ju të shihni se sa, në fakt, më e bukura jeni në sytë e tjetrit, ju ftojmë që të shikoni videon më poshtë:/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...