3.7 C
Priština
More

    Ekspozimi ndaj paracetamolit para lindjes ndërlidhet me vonesë gjuhësore në moshën 30 muajshe

    spot_imgspot_img

    Konstatimet nga një studim i ri i kanë nxitur autorët e saj të sugjerojnë se mund të ketë arsye për ta kufizuar përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë.

    Në studimin e parë të këtij lloji, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat e një studimi Suedez për ta eksploruar ekspozimin prenatal ndaj paracetamolit sa i përket zhvillimit të gjuhës te foshnja në moshën 30 muajsh. Informatat u mblodhën nga 754 gra që ishin regjistruar në studim në javët 8-13 të shtatzënisë së tyre të cilave u ishte matur përdorimi i paracetamolit. Shpeshtësia e vonesës gjuhësore ishte matur për fëmijët e tyre në moshën prej 30 muajsh.

    Autorët konstatuan se vajzat e lindura nga nënat që e kishin marrë këtë medikament më shumë se gjashtë herë në fillim të shtatzënisë ishin për gati gjashtë herë më të prira për të pasur vonesë në gjuhë sesa vajzat e lindura nga nënat që nuk morën paracetamol.

    Autorja e studimit të lartcekur, Shanna Swan, tha se duke pasur parasysh përhapjen e përdorimit të paracetamolit para lindjes dhe rëndësinë e zhvillimit gjuhësor, „konstatimet tona nëse përsëriten me rezultat të njëjtë, sugjerojnë që gratë shtatzëna duhet ta kufizojnë përdorimin e këtij medikamenti gjatë shtatzënisë“.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...