-2.1 C
Priština
More

    8 ushqime që i japin shtytje sistemit tuaj imunitar

    spot_imgspot_img

    Sistemi juaj imunitar është përgjegjës për mbrojtjen e trupit tuaj nga virusët, bakteret dhe parazitët, të cilët mund të shkaktojnë infeksione dhe sëmundje të ndryshme. Gjithashtu dallon qelizat e pashëndetshme dhe mbron truping nga sulmet e qelizave të sëmura, pa dyshim, sistemi imunitar është kyç për shëndetin dhe mirëqenien tuaj më shumë se çdo sistem tjetër në trup. Stresi, mungesa e ushtrimeve dhe ushqimi i dobët mund të dobësojnë sistemin imunitar, duke e rritur rrezikun dhe intensitetin e infeksioneve.

    Të ushqyerit e mirë është çelësi i funksionimit efiçient të sistemit tuaj imunitar. Pa ushqim të mirë që furnizon me ushqyes të duhur për të luftuar “pushtuesit e huaj”, çdo masë tjetër në rikthimin e fuqisë së sistemit imunitar ka suksese të kufizuara.

    Andaj ushqehuni me mend dhe mbani mend të furnizoheni me këto dhjetë super-ushqime që do i cekim. 

    1. Kungull butternut

    Ky lloj i kungullit është i pasur me vitaminë A, një ushqyes esencial që përkrahë dhe rregullon zhvillimin normat të qelizave të imunitetit. Mungesa e vitaminës A manifestohet me imunitet të dobët dhe rrezik më të madh nga infeksionet. Vitamina A është vitale për mirëmbajtjen e qelizave të kupës, psoaqërisht ato që rreshtohen në kanalin e zorrëve dhe ndihmojnë në absorbimin e ushqyesve në trup. Një sistem i shëndetshëm i tretjes mundëson absorbim të materieve ushqyese të cilat i duhen sistemit imunitar për të luftuar sëmundjet. 

    1. Bollgur

    Bollguri është burim i shkëlqyer i Beta-glukan, një fibër speciale që ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar. Në veçanti, Beta-gluken stimulon aktivitetin e makrofagëve, nëj lloj i qelizave të bardha që rrethon dhe tretë patogjenet e dëmshme sikur mikrobet dhe bakteret. Makrofagët ndërlidhen edhe me citokinet, një grup o proteineve të vogla që lejon qelizat e sistemit imunitar të komunikojnë me njëra-tjetrën. 

    1. Kërpudha Shitake

    Sikurse bollguri, kërpudhat shitake janë burim i shkëlqyet i Beta-glukenit. Këto kërpudha nuk njihen vetëm për shumëllojshmërinë e glukeneve polisaharide, por edhe për imunitetin anti-kancer.

    Një studim tregoi se ekstraktet polisaharide të kërpudhës shitake janë të afta të stimulojnë funksionimin dhe aktivizimin e makrofagëve të cilat e pastrojnë trupin nga qelizat kancerogjene. Këto kërpudha kanë cilësi edhe antibakteriale, antivirale dhe cilësi të pengimit të bllokimit të enëve të gjakut.

    1. Karkalec

    Karkalecët mund të jenë të vegjël mirëpo janë të mëdhenj në kuptimin e forcimit të imunitetit të trupit tuaj. Ato janë një burim i shkëlqyer i mineraleve të seleniumit, që i lejojnë trupit të rrisë prodhimin e citokineve. Këto proteine lejojnë që qelizat e imunitetit të komunikojnë mes vete dhe të stimulojnë qelizat imunitare të lëvizin drejt pjesëve me ndezje, infeksion dhe traumë.

    1. Mish lope

    Mungesa e zinkut mund të bëjë që sistemi juaj imunitar të çalojë, duke ju vënë në rrezik të madh nga infeksionet. Kjo ndodh pasiqë zinku i duhet trupit për të prodhuar interleukin-2, një lloj i citokinës që lufton bakteret dhe virusët.

    Mishi i kuq është i pasur me këtë mineral!

    1. Gjoks pule

    Amino acidet që përbëjnë proteinën janë tulla ndërtuese të çdo qelize në trup, përfshirë edhe qelizat e imunitetit. Amino acidet janë katalizatorë të shumicës së aktiviteteve të qelizave të gjalla, disa proteina të përfshira janë në pushim derisa të jetë nevoja të aktivizohen, të tjerat krijohen në vendngjarje kur të paraqitet rreziku.

    Një burim i shkëlqyer i proteinës është gjoksi i pulës!

    1. Jogurti

    Probiotikët, bakterja që ndodhet në ushqimet e fermentuara si jogurti, jo vetëm që përmirëson sistemin e tretjes por edhe funskionimin e gjerë të sistemit tuaj imunitar. Trakti digjestiv në fakt është një qendër aktive e imunitetit nga ku vjen një numër i madh i patogjeneve dhe toksineve.

    Probiotikët ndihmojnë në mënyra të ndryshme, shkatërrojnë bakteret dhe patogjenet duke ua vjedhur burimet e ushqimit duke parandaluar shumimin dhe zhvillimin e tyre. Pengojnë patogjenet dhe toksinat të ngjiten në muret e traktit digjestiv, dhe në fund, pengojnë zhvillimin e patogjeneve duke prodhuar substanca antibakteriale dhe acide sikruse ai acetik dhe acidet propionike.

    1. Salmon

    Përveç që është burim i mirë i proteinës kualitative, salmoni është burim i shkëlqyer i ushqyesit esencial, vitaminës D. është një nga hormonet vitale në zhvillimin e qelizave të bardha, vijës së parë të mbrojtjes kundër infeksioneve. Vitamina D është kruciale në aktivizimin e qelizave vrasëse në dispozicion të sistemit imunitar të njohur si qeliza T./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...