-0.3 C
Priština
More

    Mësoni fëmijët të jenë të lumtur: Ja si të veproni në mënyrë shumë të lehtë!

    spot_imgspot_img

    E gjithë çfarë dëshirojmë është që fëmijët tanë të jenë të lumtur, dhe padyshim kjo shumë lehtë arrihet.

    Ishte njëherë një plak i urtë duke ecur rrugës, dhe po shijonte natyrën dhe ngjyrat e ndritshme të pranverës. Papritmas, ai pa një njeri që mbante një ngarkesë të madhe e të rëndë në shpinë. Këmbët e tij dridheshin teksa mbante peshën e rëndë.

    “Pse e dënon veten për një punë të tillë të mundimshme dhe plot vuajtje?”, e pyeti plaku i urtë.

    “Unë mundohem që fëmijët e mi dhe nipërit e mbesat të jenë të lumtur”, u përgjigj njeriu fatkeq. “Gjyshi im ishte vet i denuar gjithashtu me një jetë të vështirë dhe ai punonte për të mirën e babait tim, babai e bënte këtë për mua, dhe unë do të punoj shumë për të mirën e fëmijëve të mi”.

    “A ka qenë ndokush i lumtur në familjen tuaj?”, pyeti plaku i urtë.

    “Deri tani jo, por unë mendoj se fëmijët dhe nipërit e mi do të jenë të lumtur!”, u shpreh njeriu i vuajtur.

    “Për fat të keq, personi analfabet nuk mund të mësojë të lexojë, ashtu sikur një pendë nuk mund të ngrit një shqiponjë!”, psherëtiu plaku i urtë.

    “Së pari duhet të mësoni të jeni vet të lumtur, dhe pastaj të jeni në gjendje t’i mësoni fëmijët tuaj për lumturinë e tyre. Kjo do të jetë dhurata më e çmuar prej jush”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...