1.7 C
Priština
More

    Ajo që e karakterizon edukimin tonë është frika

    spot_imgspot_img

    Ajo që e karakterizon edukimin tonë është frika. “Vishe so do sëmuret, apo vishe se do ftohet”, “Ushqeje me zor se do dobësohet”. “Mos e lër të hypi shkallët se do të rrëzohet”, “Mos e lër me biçikletë se do e shtypi makina” , “Mos e lër të laget se do ftofet” dhe mund të vazhdohet pa fund, duke cituar frikërat e nënave dhe gjysheve, po për fat të keq edhe të baballarëve.

    Ne të rriturit, e dimë veten si shpëtimtarët e fëmijëve, në fakt i  pengojmë dhe i bëjmë të paaftë për t’u rritur e për ta njohur vetë mjedisin. Me këtë lloj pseudopërkujdesje i pengojmë të fitojnë atë lloj zhdërvjelltësie fizike dhe psikoemocionale që jep eksplorimi dhe arritja e një veprimi të bërë vetë. Mirë që i pengojmë sepse kemi vetë frikë, por ajo që e bën këtë mënyrë edukimi të rëndë për fëmijën është etiketimi: “ky mi, ky është i ngordhur!”, ose “ky është qullac,” “këtë e kalojnë të gjithë” dhe për ta mbyllur, pasi kanë numuruar epitetet, fillojnë dhe qeshin.
    Dhe pastaj pretendojmë, që fëmijët tanë të bëhen të rritur të zot, kurajozë e të përgjegjshëm.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...