2.2 C
Priština
More

    Ilaçet shtëpiake për aciditet

    spot_imgspot_img

    A vuani nga sëmundja e refluksit gastro ezofagial apo aciditeti apo thartia? A merrni antacide çdo ditë?

    Thartia apo refluksi acidik është e njohur si urth, është dhimbja që ndjeni në gjoksin tuaj përgjatë fytit tuaj. Kjo sëmundje ndodh kur lëngjet e përziera, me përmbajetje acidike, që vijnë nga pankreasi apo ushqimi kthehet prap në ezofag.

    Ky acid shkon deri në ezofag dhe shkakton ndezje dhe iritim, gjë që mund të zvogëlojë madhësinë e rajonit të ezofagut. Të ngjirurit e zërit, të kollat, të vjellurat, asma, dhëmbët e prishur janë disa nga simptomat e aciditetit. Nga kjo gjendje rrezikoheni të fitoni kancer në ezofag.

    Gjetja e shkaktarit të aciditetit është çelësi i shërimit të tij, njerëzit që janë me mbipeshë apo më të vjetër kanë më tepër prirje për refluks acidik.

    Aciditeti mund të shërohet, ja disa nga ilaçet shtëpiake që mund të ju ndihmojnë në këtë qëllim.

    Lëng Aloe Vera

    Aloe Vera mund të ndihmojë në uljen e përmbajtjes acidike në stomak dhe në largimin e spazmës së stomakut. Pini të paktën 50 gramë në ditë, zgjedhni lëngun aloe vera që nuk është i procesuar pasi që lëngu i procesuar ka efekt më të zbehtë në organizëm.

    Lëng i limonit

    Zvogëloni simptomet e aciditetit duke pirë një gotë me lëng të freskët të limonit dhe një gotë uji të ngrohtë, në mëngjes para ngrënies. Kjo gjë do ti balancojë nivelet e acidit në stomak dhe do të promovojë tretje më të mirë.

    Sodë e bukës

    është një nga ilaçet që ndoshta nuk ka shije të hijshme por sigurisht që është efektiv. Para se të shkoni në shtrat, pini një përzierje të ujit me sodë të bukës, kjo gjë do të balansojë nivelet e juaja të acidit dhe alkalineve. Përzierja përbëhet nga një lugë çaji me sodë të bukës dhe një gotë me ujë.

    Humbje e peshës

    Kur fitoni peshë, posaqërisht në pjesën e barkut, aftësia e muskulit shtrëngues të ezofagut dobësohet, gjë që e pengon muskulin të pengojë acidet e stomakut të futen në ezofag. Dhjami i tepërt në stomak mund të shkaktojë shtypje të padëshiruar, gjë që mund të shtyejë acidet të rrjedhin lartë, posaërisht kur jeni të shtrirë. Mund të zvogëloni simptomet e refluksit gastro ezofagial dhe të ulni prodhimin e acideve duke humbur të paktën 10 % të dhjamit tuaj në trup.

    Largimi i ushqimeve acidike

    Kjo ndoshta nuk do e largojë problemin tuaj me aciditetin, mirëpo sigurisht që zvogëlon ashpërsinë e simptomeve. Largimi i ushqimeve të tilla si kafeina, yndyra, dhjami dhe ushqimet të tjera të pasura me acid, do të largojë pak sikletin në stomakun tuaj.

    Qumësht i ftohtë

    Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Kjo gjë do të ulë simptomet e aciditetit të tepërt.

    Bananet

    Bananet janë burim i mirë i potasiumit dhe kjo gjë ndihmon në reduktimin e prodhimit të acideve në stomak. Në këtë bimë ka komponentë që e rrisin prodhimin e mukozës në stomak, e cila krijon një shtresë mbrojtjeje në muret e stomakut për të parandaluar dëmtimet nga acidet e forta.

     Gjethet Tulsi

    Ky lloj i bimës sikurse banana, prodhom mukozë të stomakut që ndihmon në mbrojtjen e tij. Përtypni pesë apo gjashtë gjethe tulsi të ju ndihmojë të zvogëloni sikletin e aciditetit të tepërt.

    Jeni të lodhur me konsumimin e antacideve çdo ditë? Largohuni nga medikamentet dhe provoni këto mënyra natyrale të rregullimit të aciditetit. Këto ilaçe shtëpiake janë përdorur me shekuj të tërë dhe e kanë dëshmuar efikasitetin e tyre. Këto ilaç, nëse merren në sasinë dhe intervalet e duhura, nuk kanë efekte anësore. Edhepse janë ilaçe natyrale, mund të jeni alergjikë apo të ndijshëm ndaj ndonjë lloji të ushqimit andaj konsultohuni me mjekun tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...