3.4 C
Priština
More

    Përbërësit më të zakonshëm të dëmshëm në kozmetikë!

    spot_imgspot_img

    Historianët besojnë se veprimet për zbukurimin e trupit janë të vjetra po aq sa edhe vet njeriu. Kozmetika është zhvilluar në disa drejtime, më së shumti: Kozmetikë përzbukurim dhe kozmetikë për përkujdesje.

    Sot, fitimet nga kozmetika janë të regjistruara në miliona, dhe industria kozmetike është bërë një nga sektorët më të fuqishëm të ekonomisë, edhe pse ajo është shumë ngushtë e lidhur me ndotjen e mjedisit dhe substancave të shumta të aprovuara dhe të dëmshme që mund të gjenden në to.

    Aditivët më të zakonshëm të dëmshëm në industrinë e kozmetikës:

    Sodë sulfate Lauryl (SLS) – gjendet në pasta të dhëmbëve, shamponë dhe shkumë për rroje. Mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe mukozës së syrit.
    Parabens (metil, propyl, butyl, etil) – këto janë produkte të naftës dhe konzervues të mirë-njohur të kozmetikës. Shumë studime kanë treguar që shkaktojnë iritim të lëkurës, kancerit të gjirit, dhe mund të prishin ekuilibrin e hormoneve në trup.
    Propilen dhe ButilenGlycol – alkooli gjithashtu mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe dëme në tru dhe sy.

    DEA (diethanolamine) – një mjet i cili përdoret  për lagështi të krem​ës​, losioneve, dhe shamponëve.  Shumë studime kanë treguar se ky përbërës është kancerogjen.
    Vaj i rafinuar – siguron zbutjen e dukshme, por me përdorimin gjatë një periudhe të gjatë i mbyll poret dhe nuk janë ushqyese. Me rafinimin i humbasim të gjitha vitaminat dhe mineralet.

    Vajërat minerale – i mbyllin poret dhe e bëjnë lëkurën të thatë. Sipas disa studimeve janë kancerogjene. Më i njohuri nga këto është vaji për bebe.
    Formaldehyde – preservativët më të zakonshëm dhe më të rrezikshëm. Përdorimi afatgjatë shkakton acarim dhe ndryshim të lëkurës.

    PEG (glycol polietileni) – një mjet për zbutjen e lëkurës, dhe sipas disa hulumtimeve është në grupin e përbërjeve kancerogjen.
    Peroksid benzoin – shumë shpejt e thanë lëkurën e yndyrshme, kurse rezultati i kësaj është plakja e shpejtë.

    Aditivët të ndryshme artificiale – të tilla si granula sintetike dhe copa të plastikës që janë në mjete për pilling, e irritojnë lëkurën ose aditivët e forta antibakteriale (sidomos në sapun), i cili plotësisht heq shtresën acide mbrojtëse të lëkurës (pH 4,5-6,5). /kosovarja.ch/

    Artikulli paraprak
    Artikulli tjetër

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...