Ibuprofeni përdoret si qetësues i dhimbjes, dhe bart me vete shumë efekte anësore. Gjithkush është i njohur me vetitë e ibuprofenit si lehtësues i dhimbjes, por një studim i ri nga Universiteti i Teksas-it në Austin tregon se ky mund të ndikojë emocionalisht, negativisht apo pozitivisht tek njerëzit në varësi të gjinisë së tyre.
Në dy pjesët e studimit, iu është dhënë subjekteve 400 mg ibuprofen dhe pastaj iu është kërkuar që të luajnë një lojë kompjuterike e projektuar qëllimisht për ti bërë ata të ndjehen të rrefuzuar nga shoqëria.
138 subjekteve iu është kërkuar më pas që të shkruajnë përshkrime të hollësishme të një situate në të cilën ata ishin tradhëtuar, si dhe të një tjetër ku ata kishin përjetuar dhimbje fizike. Përfaqësueset femra kishin ndjerë më pak dhimbje gjatë lojës dhe lirimin e kujtimeve të tyre të dhimbshme se sa subjektet meshkuj.
Një implikim tjetër i këtij studimi është se dhimbja fizike dhe emocionale aktivizon qendra të ngjashme në tru, dhe këto zona mund të jenë të lidhura ngushtë në trurin mashkullor. Autorja e këtij studimi, Dr. Anita Vangelisti, dyshon se lirimi i dhimbjes mund të sigurojë meshkujt me më shumë burime njohëse për të shprehur dhimbjen që ata ndjejnë. Ajo shpreson se kjo mund të shpie në mirëkuptim më të mirë se si fëmijët i shprehin emocionet e tyre – sidomos rreth gjërave të tilla si ngacmimi dhe përvojat tjera të dhimbshme shoqërore.
A mendoni se qetësuesit e dhimbjes mund të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale? A mendoni se ndryshimet në mënyrën se si femrat dhe burrat menaxhojnë emocionet e tyre mund të kenë rrënjë biologjike? Na lejoni edhe neve që ta dijmë!/kosovarja.ch