9.7 C
Priština
More

    Një e verdhë e vezës në ditë mban doktorrin larg

    spot_imgspot_img

     

    Tani që e dini se kolesteroli në ushqime(dietal) nuk është gjë e keqe, do të ishit të interesuar të mësoni edhe për përfitimet e konsumimit të të verdhës së vezës në vend se të bardhës. Në fakt e bardha e vezës, përveç proteinave nuk kanë diçka tjetër të dobishme, bile shkaktojnë probleme tek njerëzit me komplikime të sistemit digjestiv me sëmundje autoimune.

    Paragjykimi i yndyrave të ngopura dhe kolesterolit është shumë i fuqishëm në shoqërinë tonë saqë shpsh harrojmë se në natyrë ndodhen të gjitha ushqimet që i kemi të nevojshme. E verdha e vezës përmban 100% vitamina të tretura në yndyrë si A,D,E dhe K, si dhe lutein karotenoide dhe zeaxantin. Gjithashtu përmban edhe 90% kalcium, hekur, fosfor, zink, tiaminë, folate, vitaminë B6 dhe B16. Edhepse e bardha e vezës përmban më shumë proteinë se e verdha, kjo është ashtu vetëm pse e verdha është më e vogël. Në anën tjetër, proteina duhet të konsistojë vetëm 15-30% të futjes së kalorive, me përbërësit tjerë të ardhur nga yndyrërat e shëndosha, nuk ka shumë kuptim të konsumojmë proteinë pa yndyrë sepse vetëm proteina e shpërbën vitaminën A.

    Arsyeja pse gjejmë kolesterol në të verdhën e vezës qëndron në atë se kolesteroli luan rol të rëndësishëm në organizmin tonë, ai është paraardhësi i të gjitha hormoneve seksuale që përdoren nga të gjitha qelizat trupore.

    Acidi Docosahexaenoic (DHA) dhe Acidi Arachidonic (AA)

    DHA është forma e praktike e omega-3 ndërsa AA është forma e omega-6. E verdha e vezës përmban që të dyja DHA dhe AA.

    Rasti kundër të bardhës së vezës 

    është trishtues fakti që medicina i ka gabuar të gjitha gjërat rreth vezëve dhe gjalpës ndërsa konsumimin e të bardhës së vezës e rekomandojnë shumë nutricionistë. Nuk është çudi që fëmijët e kohës sonë kanë probleme të mëdha zhvillimore pasiqë ushqehen me ushqime që kanë deficit të ushqimit, kolesterolit dhe yndyrërave të tretura, mos të harrojmë se shumica e vitaminave ka nevojë për yndyrë dietale që të absorbohen dhe metabolizohen.

    Gjithashtu vlen të ceket se 13 nga 14 proteinat që ndodhën në të nardhën e vezës kanë cilësi anti-mikrobiale që zakonisht largon mikrobet dhe virusët mirëpo mund të na bëjë dëm nëse konsumohet në sasi të mëdha.

    Proteina lisizomë zakonisht është e padëmshme, mund të lidhet me proteina si ovomukoide apo ovoinhibitor dhe inhibit tripsin, një enzimë që zbërthen proteinat dhe peptidet. Disa nga këto përbërës mund të depërtojnë murin e zorrëve dhe të shkaktojnë probleme autoimune dhe mund të dëmtojnë zorrët.

    Avidin, një anti-ushqyes, lidhet ne vitaminën B që është përgjegjëse për gjërat si sinteza e acideve yndyrore apo rregullimi i sheqerit në gjak, si dhe pengon absorbimin. 3% e popullatës është alergjike nga e bardha e vezës, andaj ajo pjesë mund të kënaqet vetëm me të verdhën e saj. 

    Përfundim

    Shumica e njerëzve kanë deficit të vitaminave që treten në yndyra(A,D,E dhe K2) andaj mund të përfitojë shumë nga konsumimi i një apo dy të verdhave të vezës. Në fakt, e verdha e vezës do e mbajë mjekun më larg se frutat e pasura me fruktozë. Kolesteroli i gjendur tek e verdha e vezës është i nevojshëm për organizmin, posaqërisht tek fëmijët, femrat në menopauzë, të moshuarit apo njerëzit me probleme të adrenalinës. Në anën tjetër, e bardha e vezës nuk është edhe aq ushqyese madje mund të shkaktojë probleme të mëdha tek disa njerëz./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...