1.7 C
Priština
More

    Si dhe pse duhet të bëni masazhë gjatë shtatzënisë në pjesën e…

    spot_imgspot_img

    Një nga misteret më të mëdha të lindjes është kjo: Sfida se si të nxjerrni diçka të madhe sa një shalqi nga trupi juaj pa e thyer në dysh?

    Përgjigja është shumë e thjeshtë, trupi juaj mund të bëjë gjëra të mrekullueshme andaj në një mënyrë apo tjetër do të lindni fëmijën. Mirëpo kjo gjë e ka çmimin e vet, ndërsa unë këtë çmim gjatë lindjes së parë e pagova me një shqyerje të shkallës së dytë. Shqyerja është e zakonshme mirëpo a është e mundshme të evitohet? A është e mundshme të jeni aq fleksibile gjatë lindjes dhe si duhet të përgatiteni për këtë gjë?

    Lexoni më poshtë gjithçka që duhet të dini rreth masazhit perineal.

    Çka është perineumi?

    Perineumi është lëkura e butë mes vrimës anale dhe asaj vaginale ndërsa gjatë lindjeve është e prirur për shqyerje, posaqërisht nëse është lindja e parë. Jo të gjitha shqyerjet janë të njejta, disa shërohen shpejtë dhe janë të vogla ndërsa të tjerat kërkojnë qepje dhe javë të tëra shërimi dhe shqetësimi. Gjëja e vetme që mund të bëni për të evituar një fatkeqësi të tillë është masazhi perineal.

    Çfarë është masazhi perineal ?

    Masazhi perineal është masazhim i perineumit. Disa femra e bëjnë vetë e disa kërkojnë ndihmë nga partnerë dhe zakonisht bëhet gjatë shtatëzënisë për të zgjeruar dhe rritur fleksibilitetin si përgatitje për lindje, për të minimizuar mundësitë e traumës gjatë lindjes.

    Përfitimet nga masazhi perineal

    Përderisa nuk ka përfitime nëse masazhi bëhet gjatë lindjes, masazhi gjatë shtatëzënisë ka disa përfitime. Thuhet se masazhi perineal e lehtëson dhembjen nga momenti i daljes së kokës së foshnjes, duke i mundësuar muskujve të zgjerohen në maksimum. Me këtë koka del më lehtësisht dhe evitohet shqyerja deri në 10%   ndërsa evitohet edhe epistomia.

    Masazhi perineal preferohet të bëhet rreth javës së 34 të shtatëzënisë, ka raste me rezultate pozitive duke masazhuar 1-2 herë në javë mirëpo shumica e femrave e bëjnë 3-4 herë në jave.

    Para masazhit sigurohuni të keni duart e pastra, thonjtë e prerë, vaj masazhi që nuk ka kimikate dhe nuk e irriton vendin, një peshqir të pastër dhe një pasqyrë.

    Që ta bëni vetë masazhin ju duhet të përgatisni trupin me një banjo të ngrohtë duke përdorur një leckë dhe duke bërë presion të lehtë për të zbutur vendin. Pastaj shtriheni në një pozitë të rehatshme duke e ngritur shpinën me jastëk dhe duke u relaksuar. Aplikoni vaj masazhi në perineum dhe përcillni këto hapa:

    1. Fusni gishtat e mëdhenj (njërin apo të dy) diku 2 cm brenda vaginës dhe aplikoni shtypje në perineum. Lejoni atë të zgjerohet derisa të ndjeheni komod me gishtat në vaginë, nëse ndjeni dhembje atëherë zbuteni presionin apo ndërprisni masazhin.

    2. Pasi të jetë relaksuar perineumi, lëvizni gishtat nëpër tehun e vaginës duke e zgjeruar në të dy anët.

    3. Nëse përdorni dy gishtat e mëdhenj, provoni ti “rrëshqisni” nga poshtë – lartë, dhe duke i lëvizur në anë të kundërta.

    Vazhdoni për 3-5 minuta, përderisa jeni komod./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...