2.2 C
Priština
More

    Mënyra natyrore për të hequr qafe zbokthin

    spot_imgspot_img

    Shamponet kundër zbokthit mund të jenë një mjet efektiv për të zgjidhur këtë problem të shpeshtë, por ndonjëherë janë edhe të dëmshëm. Ata përmbajnë disa përbërës tejet agresiv kimik që në disa raste mund të ndikojnë negativisht në shëndetin.

    Prandaj, ndoshta mund të jetë më mirë që të zgjedhni mjete natyrore dhe përbërësit lehtësisht të disponueshëm me të cilët gjithashtu mund të zgjidhni me sukses këto shfaqje irrituese. Këtu janë disa receta se si në mënyrë të natyrshme të heqni qafe zbokthin:

    1. VAJ ULLIRI

    Përzieni 2 lugë vaj ulliri me 1 lugë vaj të bajameve. Aplikoni butësisht mbi kokë, me një fërkim të lehtë dhe masazhë fërkoni rrënjët e flokëve. Lejoni të qëndrojë për 15 minuta, pastaj shpërlanin flokët.
    Gjithashtu mund të përgatisni përbërjen nga vaji i ullirit dhe rozmarinës. Në një lugë vaj ulliri vëni dhjetë pika vaj rozmarinë (mund të blini në barnatore). Me kujdes aplikoni në flokët tuaj dhe fërkoni mirë duke e masazhuar majën e kokës. Do të jetë mirë që të lini përbërjen për të vepruar gjatë natës. Në mëngjes, shpëlarini flokët tërësisht.
    Provoni edhe me vaj argan sespe ai rregullon sekretimit sebum. Në qoftë se dy herë në javë i fërkoni rrënjët e flokëve, ajo mund të jetë një ilaç i dobishëm për zbokth.

    2. UTHULLA E MOLLËS

    Një nga mënyrat është që të përzieni uthullen me ujë në proporcion të njëjtë. Shpërlani flokët me këtë përzierje të lëngët gjatë natës. Të nesërmen, shpërlajini flokët me shampo për bebe, të cilët kanë një formulë të butë.
    Nëse keni lëkurë të ndjeshme rekomandojmë që në shishën gjysmë litërshe, e përzieni 1 dl uthull molle, dhe pjesën tjetër e mbushni me ujë të nxehtë. Pasi që i lani flokët, merreni këtë përzierje të uthullës së mollës dhe ngadalë e derdhni në flokë. Mund të ndieni pak therje, por kjo është normale. Masazhoni lëkurën e kokës dhe pastaj lehtë vetëm i shpëlani flokët me dush në mënyrë që mos të mbajnë „erën“ e uthullës.

    3. ALOE VERA

    Është e rekomanduar që 2-3 orë para se të lani flokëve të fërkoni lëkurën e kokës me lëng aloe. Kjo ndihmon për të hequr qafe zbokthin dhe forcon rrënjët e flokëve. Mbani rreth 1 orë në kokë, dhe pastaj shpërlani.

    4. KAMOMILA DHE TRUMZA

    Kamomila qetëson lëkurën e kokës të ndjeshme dhe të ndezur, kështu që merrni tre qese të çajit kamomil dhe vëni atë në 1,5 dl ujë të nxehtë. Lejoni të qëndrojë për 10 minuta, pastaj lëngun e futni në rrënjë, butësisht masazhoni kokën tuaj dhe mos e shpëlani.
    Provoni shërimin me anë të trumzës, ashtu që 7 lugë të trumzës të thatë futini në dy filxhana më ujë të nxehtë dhe le të qëndrojë për 10 minuta. Kulloni dhe lëreni që të ftohet. Gjysmën e lëngut e vendosni në flokët e pastëra dhe gjysmën në të lagura. Masazhoni kokën, kurse lëngun e përgatitur mos e shpërlani. Gjysmën tjetër përdorni të nesërmen.

    Është e njohur se për kontrollin e zbokthit rekomandohet edhe fletë gjiri. Pra, e vloni 1 litër ujë dhe vendosni një grusht gjethe gji të grimcuar. Kur ftohet, kullojeni, dhe me këtë çaj shpërlajini flokët pas larjes. Flokët i mbështjellni në një peshqir dhe lëni për rreth një orë, dhe pastaj shpërlani me ujë të vakët.

    5. LËNGU NGA LIMONI

    Shtrydheni limonin, dhe me dy lugë lëng limoni fërkoni mirë lëkurën e kokës. Merrni një gotë me ujë, shtoni një lugë gjelle lëng limoni në të dhe pastaj përsëri fërkoni atë në flokët tuaj. Shpëlajini me ujë pas pak minutash. Mund të përsëritet disa herë për rezultate maksimale apo deri sa zbokthi të zhduket me të vërtetë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...