Çdo ditë të vetme Hajdi Ham e kalon duke pastruar rrëmujën në dhomën e fëmijëve të saj. Zakonisht dhoma do të jetë e mbuluar nga Lego pjesëza, rroba dhe lodra të tjera, gjë që i merrte orë të tëra që dhoma të dukej në formën më të mirë.
Dhe një ditë burri i saj hyri në dhomë duke e parë gruan se si zvarritet nëpër dhomë që të kap pjesëzat e lodrave të shpërndara në të gjitha skajet e dhomës, dhe në atë moment ia tha pesë fjalët që ia ndryshuan jetën.
“Pse nuk e mbyll derën e dhomës ?”
Hajdi në moment e shikoi me habi sepse shpresoi se ai do i ndihmojë në pastrim e jo t`i sugjerojë që ta fshehë problemin. Mirëpo e dëgjoi dhe ajo që zbuloi i dha inspirim që të krijojë post në Fejsbuk i cili është shpërndarë më tepër se 1000 herë.
Fshehja e problemeve të tilla mund të jetë formë e vetë-përkujdesjes pasiqë ju jep kohë që të merreni me gjëra të tjera. Shumë është lehtë që në kohërat e sotme të humbesh duke u kujdesur për të tjerët dhe të harrosh të kujdesesh për veten.
Përkujdesja për veten është të fshehësh një grusht me çokollata dhe t`i ruash vetëm për veten, të lëshosh një film për fëmijët dhe të pish kafenë rehat, të vësh në gjumë fëmijët që të mund të kalosh kohë me të shoqin.
Ajo tani thotë se dhoma pastrohet një herë në javë nga vetë fëmijët dhe pjesën tjetër të kohës rri rrëmujë, dhe kjo është në rregull pasiqë kjo derë e mbyllur në shtëpinë e saj është një gjë me të cilën mund të jetohet./kosovarja.ch/