Çdo bark i shatzënës është unik, si dhe gruaja që e mbanë dhe foshnja që rritet në të. Edhe pse ka një mit në këtë kuptim, fakti se mbani një bark të lartë apo ulët ose të rrumbullakët apo me majë nuk ka lidhje me atë se mbani një vajzë apo djalë.
Shkaqet për forma të ndryshme të barkut shpesh janë për shkak të konstruktit të nënës.
- Nëse keni konstrukt të imët dhe butë, fëmija nuk ka vend të mjaftueshëm për tu zgjëruar sikur te gruaja më e madhe.
- Te gratë me legen të vogël, fëmija kah fundi i shtatzënisë nuk mund ta vendosë këkën deri në fund të legenit. Për këtë barku mbetet lartë dhe zgjatet përpara.
- Edhe qëndrimi ndikon në formën e barkut! Te gratë që kanë hiperlordozë të boshtit kurrizorë (mollaqe dhe bark të spikatur), gjegjësisht kanë disi qëndrim pate, barku automatikisht shtyhet përpara dhe duket më i madh.
- Nëse muskujt e barkut janë të fortë dhe gruaja është në formë të mirë, barku nuk theksohet aq shumë sikur, për shembull, te gruaja që nuk është në formë.
- Është e rëndësishme edhe sa ujë e rrethon foshnjën. Ajo varion prej 300 ml deri në 1500 ml kështu që dallimi gjithashtu paraqitet edhe në madhësinë e barkut.
- Sa më shumë fëmijë ka lindur gruaja, mbanë barkun gjithnjë më poshtë dhe sa më të rrumbullakët. Në fakt, me shtatzëni muskujt e mitrës, muskujt e barkut dhe i tërë indi përreth zgjaten. Për këtë indi i gruas që ka lindur më shumë kurrë nuk mund të jetë aq i fortë si më parë./kosovarja.ch/