Çfarë është më mirë për shëndetin tuaj, të fleni në të ftohtë apo në ambient të ngrohtë? Përgjigja është më e komplikuar se sa pritej, sipas një studimi, temperatura e dhomës së gjumit dhe niveli i komfortit që keni në atë dhomë ndikon në kualitetin dhe kohën e gjumit tuaj.
Kur jeni në gjum, temperatura e trupit tuaj bie. Nëse dhoma juaj është shumë e ftohtë apo shumë e ngrohtë, trupi juaj mundohet të arrijë temperaturën që ju ndihmon të fleni. Nëse jeni në ambient më të ftohtë kjo gjë arrihet më mirë, mirëpo nëse dhoma bëhet tepër e ftohtë apo e ngrohtë me shumë gjasa do të zgjoheni.
Nëse dhoma juaj është tepër e ftohtë dhe mbulesat e juaja nuk janë të trasha sa duhet, enët e gjakut në lëkurën tuaj ngushtohen. Kjo gjë e mbyll ngohtësinë dhe e rrit temperaturën e trupit deri në pikën që shqetëson gjumin tuaj. Megjithatë, nëse fleni në dhomë të ftohtë mund të ndihmoni trupin tuaj të djegë kaloritë dhe të lirojë sheqerin e tepërt.
Trupi i çdonjërit prej nesh është i veçantë, andaj duhet të gjeni temperaturën që ju konvenon juve për të bërë gjumë të rehatshëm./kosovarja.ch/