Piperi kuq bëhet nga speci djegës apo nga specat e kuq të ëmbël. është përbërës tradicional i shumë kuzhinave që nga Amerika e Jugut, Lindja e Mesme,Ballkani e Hungaria. Piperi i kuq sjell një shije të re në gjellë dhe mund të përdoret si dekor i ushqimit.
Qoftë nëse e dëshironi të butë apo djegës, kjo mëlmesë nuk e bën ushqimit vetëm të shijshëm, por kontribuon edhe t`a bëjë më të shëndetshëm. Më poshtë kemi disa arsye që tregojnë se piperi i kuq është një shtesë e mrekullueshme e gjellërave tuaja:
- Vitamina C
Piperi i kuq është i pasur me vitaminë C. Në fakt, specat që përdoren për prodhimin e mëlmesës përmbajnë nënëtë herë më shumë sasi të vitaminës se sa domatet. Vitamina C konsiderohet si një nga vitaminat më të rëndësishëm në trup pasiqë sjellin disa përfitime për shëndetin tonë, duke përfshirë:
- Mbrojnë nga të ftohti
- Parandalon paraqitjen e skorbutit, edhepse kjo nuk është sëmundje e zakonshme e ditëve tona
- Ndihmon në absorbimin e hekurit, që është gjë esenciale për njerëzit që vuajnë nga anemia
- Mbron trupin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet e zemrës
- Proteinë antibakteriale
Përveç vitaminës C, piperi përmban proteinë antibakteriale që ka aftësi në mënyrë natyrore të kontrollojë dhe kufizojë rritjen e baktereve, përfshirë edhe E. kolin dhe salmonellën. Këto lloje të baktereve mund të helmojnë trupin, të shkaktojnë diarre dhe vjellje e tj. Piperi i kuq shërben edhe si tretman alternativ i sëmundjeve që shkaktohen nga bakteret.
- Veçori stimuluese
Piperi i kuq mund stimulojë trupin e posaqërisht sistemin kardiovaskular. Mund të ofrojë përmirësim të qarkullimit të gjakur si dhe normalizimin e tensionit të gjakut. Me ndihmën e vitaminë C, kjo mëlmesë ofron një sasi të madhe të beneficioneve, veçanërisht për zemrën tuaj. Piperi i kuq ndihmon tretjen përmes nxitjes së acideve në pështymën tuaj dhe në stomak. Kjo ndihmon në parandalimin e dispepsisë si dhe problemeve të tjera të traktit gastrointestinal.
Vitmina A
Përveç vitaminës C, piperi i kuq ka edhe vitaminë A në formën beta-karotinë. Kjo vitaminë është vendimtare në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme madje mund edhe të zbardhë lëkurën e fytyrës suaj me çka e pengon paraqitjen e rrudhave.
Piperi i kuq është vërtetë një mëlmesë që duhet ta inkuadroni në dietën tuaj. Megjithatë, përdorimi i saj për të luftuar sëmundjet e caktuara kërkon konsumim në sasi të mëdha. Kjo mund të reagojë me barërat aktuale, andaj para përdorimit të piperit të kuq për këtë qëllim konsultohuni me mjekun./kosovarja.ch/