1.7 C
Priština
More

    12 këshilla të çuditshme shëndetësore por të vërteta

    spot_imgspot_img

    Shumë metoda për të përmirësuar shëndetin tuaj janë mjaft të thjeshta: të humbni peshë, hani më pak dhe të ushtroni më shumë; për të rritur energjinë tuaj, bëni më shumë gjumë; për të parandaluar dehidratim, pini më shumë ujë. 12 këshilla e mëposhtme vërtetë funksionojnë, mirëpo janë të çuditshme për të qenë të besueshme pa i provuar.

    Truqe të çuditshme shëndetësore që funksionojnë.

    Pini kafe për dremitje më të mirë

    Një studim japonez ka treguar se njerëzit që pinë rreth 200 mg kafe dhe pastaj shtrihen të dremisin për 20 minuta, janë treguar më vigjilent dhe kanë performuar më mirë në testime se ata që vetëm kanë dremitur. Kjo funksionon ashtu sepse 20 minuta i duehn kofeinës që të funksionojë dhe e pastron trurin nga një molekulë e quajtur adenozinë, duke maksimalizuar vigjilencën. Adenozina është produkt anësor i zgjimit dhe aktivitetit, kur rritet niveli i saj ne bëhemi më të lodhur. Dremisja e pastron adenozinën, ndërsa kombinimi me kafenë që është një bllokues i adenozinës, redukton efektet e saj dhe përforcon efektet e dremitjes.

    Për dhëmbë më të shëndetshëm, mos i lani menjëherë pas ngrënies

    Mos i pastroni dhëmbët menjëherë pas ngrënies dhe pijes, veçanërisht nëse ushqimi ka qenë acidik. Ushqimet acidike- agrumet, pijet sportive, domatet, sodë, mund të zbusin smaltin e dhëmbëve. Larja e dhëmbëve në këtë fazë mund të përshpejtojë efektin e acideve mbi smaltin tuaj dhe të dëmtojë shtresën nën të. është e sugjeruar të prsini 30 deri 60 minuta deri në larje të dhëmbëve.

    Që të vishni numër më të vogël, fitoni peshë

    Mirëpo peshë të muskujve. Nëse dy femra peshojnë nga 70 kilogramë ndërsa njëra nga ato ngrit pesha, ajo do të mbajë numër më të vogël të pantollonave se femra tjetër me të njejtën peshë. Kjo ndodh sepse një kile muskul merr më pak hapsirë se 1 kile dhjamë.

    Për të ngrënë më pak, hani më shumë

    Të kapni një snack-pack 100 me 100 kalori mund të ju duket e vyeshme, mirëpo ka më tepër gjasa që t`ju bëjë edhe më të uritur sesa të kishit ngrënë diçka më të rëndësishme. Nëse konsumoni sasi të vogla të karbohidrateve nuk do ju bëjë asgjë pos të rrisë sheqerin në gjakun tuaj dhe t`ju lë me dëshirën për më shumë karbohidrate. Ju këshillojmë të konsumoni gjalpë kikiriku apo një rriskë djathë me mollë, ato kanë më shumë kalori mirëpo ju bëjnë të qëndroni të ngopur më gjatë andaj edhe përfundoni me më pak kalor të konsumuara.

    Kur jeni të lodhura, shmanguni nga pijet energjetike

    Pijet energjetike përmbajnë pesë herë më tepër kofeinë sesa kafeja, si dhe shtytjen që ofrojnë është e shpejtë dhe vjen me efekte anësore të pakëndshme si: nervozizmi, rrahja e shpejtë e zemrës, iritimin e tj. Pijet energjetike përmbajnë shpesh nivele të larta të taurinës, një stimulues i sistemit qëndror nervor, dhe nga 50 g sheqer për kanaqe. Kjo gjë e ëmbël do të rrisë nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejtë, për t`a rrëzuar më pas, duke ju lënë të ngadalësuar dhe të mjegulluar në kokë.

    Kur jeni të fryra, pini më tepër ujë

    Kur ndjeheni të fryra, pirja e ujit do ju duket se vetëm do e përkeqësojë gjendjenm mirëpo shpesh edhe mund të ndihmojë. Nëse jeni në dietë të lartë me fibra atëherë trupit tuaj i duhet më tepër ujë që të funksionojë në mënyrë më efikase. Uji përzihet me fibrat e tretshme në ujë dhe krijojnë një substancë si xhel. Kjo ndikon në lëvizshmërinë e zorrëve dhe redukton simptomën e fryerjes.

    Shmang pijet me gaz që të humbni peshë

    Duhet të largoni të gjitha pijet me gaz, përfshirë edhe ato dietale. Një studim ka treguar se personat që konsumojnë pije dietale konsumojnë më tepër kalori nga ushqimi sesa ata që konsumojnë pije të zakonshme me gaz. Njerëzit mendojnë se nëse shkruan “dietale” apo “light” kjo nënkupton më pak kalori, por kjo nuk është e vërtetë. Kur prodhuesit largojnë një përbërës ndërsa shija përfundimtare është e njejtë, atëherë kanë shtuar diçka si sheqer plotësues.

    Konsumoni pije të ngrohta që të freskoheni

    Cila gjë do ju freskojë më shpejtë në një ditë të ngrohtë vere, kafe e akullt apo e ngrohtë? Dy studime të fundit kanë treguar se e ngrohta ju freskon më shumë. Kur pini diçka të ngrohtë, trupi juaj e vëren ndryshimin e temperaturës dhe e zmadhon prodhimin e djersës. Pastaj, me avullimin e djersës nga lëkura, freskoheni natyralisht.

    Bëni ushtrime kur jeni të lodhura

    Pa një dite të lodhshme pune, ushtrimet janë gjëja e fundit që dëshironi t`a bëni, mirëpo të djersiteni ashtu në fakt ju mbush me energji. Lodhja së bashku me depresionin do të zhduken nëse ushtroni 30 minuta me intensitet të moderuar.

    Shkruani shënimet me dorë

    Të shkruani shënimet me tastjerë ju bën të shkruani më shpejtë dhe më shumë, mirëpo nëse e bëni këtë gjë me dorë do të mbani mend ato që keni shkruar.

    Që të përmirësoni lidhjen tuaj, kaloni më pak kohë së bashku

    Të vraponi pas ngjarjeve shoqërore pa lënë kohë që të merrni frymë, e dëmton kualitetin e lidhjes suaj. Të kaloni kohë vetëm do ju ndihmojë të procesoni mendimet e juajanë vend se të veproni me nguti, andaj si rezultat do të njihni më mirë veten, do reduktoni stresin dhe ankthin, gjëra që kontribuojnë në kualitetin e lidhjes suaj.

    Largoni sapunin antibakterial që të parandaloni sëmundjet

    Përdorimi i sapounit antibakterial nuk do të thotë se do të shmangni sëmundjen apo do ta parandaloni ngjitjen e sëmundjes tek të tjerët. Në fakt nuk është e dëshmuar se ky sapun është më efektiv se sapunët e zakonshëm. Ekspozimi afatgjatë ndaj përbërësve të këtyre sapunëve, siç është triklostani, mund të përbëjnë rrezik shëndetësor si rezistenca ndaj baktereve apo efektet hormonale./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...