6.7 C
Priština
More

    Humbja e oreksit gjatë shtatzënisë

    spot_imgspot_img

    Nuk ngurrojnë të gjitha gratë shtatzëna pas ushqimit. Shumë gra për shkak të vjellave në tremujorin e parë të shtatzënisë e humbin oreksin

    Megjithëse ideja e zakonshme që gratë shtatzëna kanë oreks të shtuar për ushqim dhe hanë shumë, shumë gra ndjejnë të përziera gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, vjellin dhe mund të paraqitet mungesa e oreksit. Këto simptoma zakonisht paraqiten rreth javës së gjashtë të shtatzënisë dhe te shumë gra shtatzëna zvogëlohen rreth javës së dymbëdhjetë, për këtë nuk ka arësye për shqetësim. Por është shumë e rëndësishme që trupi i gruas shtatzënë gjatë tërë shtatzënisë të marrë të gjithë përbërësat e vlefshëm nga ushqimi për zhvillimin e foshnjës dhe për këtë oreksin e dobët duhet përmirësuar sa më shumë të jetë e mundshme.

    Çka i shkakton të përzierat?

    Të përzierat dhe vjellja shpesh e përcaktojnë tremujorin e parë të shtatzënisë te shumë gra shtatzëna. Edhe pse quhen të mëngjesit, të përzierat të shkaktuara nga ndryshimet hormonale në trup mund të paraqiten në cilën do kohë të ditës. Niveli i hormonit progesteron në trupin e shtatzënës rritet, dhe kjo, si dhe apsorbimi i shtuar i ujit në zorrën e trashë, e ngadalëson proçesin e tretjes. Për këtë në tremujorin e dytë shtatzënat shpesh i mundojnë gasrat që krijojnë ndjesinë e fryerjes dhe rritjes së barkut. Gjithashtu, lukthi i shtatzënës tajitë më shumë aciditet të lukthit, që krijon një ndjenjë të pakëndëshme për shkak të së cilës shumë gra ikin nga ngrënia. Nëse të përzierat janë të shpeshta, mund të ndikojnë negativisht në oreksin e shtatzënës sepse e zvogëlojnë dëshirën për të ngrënë, kurse për shkak të frikës nga vjellja shumë gra refuzojnë të hanë kështu që mbajtja e një peshe të shëndetshme bëhet problem.

    Shqisa e shtuar e të nuhaturit gjithashtu është simptom i shtatzënisë dhe mund të shkaktojë ndjenjë të neverisë ndaj ushqimit. Nuk e përjeton çdo grua shtatzënë, por te ato që paraqitet, ushqimi shpesh nuk ka aromën tërheqëse. Kjo gjithashtu ndikon në zvogëlimin e oreksit dhe sigurisht dhe është e kuptueshme – kush do të hajë diçka që nuk ka aromë të këndëshme? Përveç kësaj, ekziston edhe fakti që shtatzënia krijon një stres fizik, mendor, emocional dhe hormonal në trupin e gruas ashtu që edhe kjo mund të jetë shkaku i uljes së oreksit.

    Si ti zvogëlojmë të përzierat dhe ta përmirësojmë oreksin

    • Shëtitjet e shpeshta në ajër të pastër, nuhatja e limonit apo marrja e bonboneve të tharrta mund të ndihmojë në zvogëlimin e simptomit të të përzierave.
    • Nëse paraqiten të përzierat te shtatzëna gjatë pregatitjes së ushqimit, le të pregatitë dikush tjetër në familje nëse është e mundur. Te disa gra çaji prej xhenxhefili apo pijet me limon i zvogëlojnë simptomat e të përzierave dhe ndihmojnë në kthimin e oreksit.
    • Përderisa disa ekspertë këshillojnë 15 minuta para ngritjes nga krevati ngrënien e disa biskotave të njelmëta, të tjerët thonë të kundërtën – mos filloni menjëherë me ushqim në mëngjes nëse nuk ju hahet, hani dhe pini diçka më vonë gjatë ditës. Provoni ndonjërën nga këto dhe do ta zbuloni, megjithatë vetë trupi juaj ju tregon se çka i përgjigjet më së shumti.
    • Në cilin do rast, është mirë të konsultoheni me mjekun, i cili vendosë se a duhet të përdorni ndonjë medikament kundër të përzierave, me çka automatikisht do të ju përmirësohet edhe oreksi për të ngrënë. Disa grave i ndihmojnë terapitë siç është akupunktura apo hipnoza, por për këtë më mirë është paraprakisht të këshilloheni me mjekun.
    • Në çantë, makinë dhe xhepa të sakos apo xhemperit mund të leni pako të pemëve të thara, bajame apo forma të ndryshme ushqyese arrash të shijshme, në rast se ndjeni uri. Është mirë ti keni afër edhe kur ju kapin të përzierat.
    • Më mirë është të hani më shpesh vakte të vogla gjatë ditës. Vaktet e mëdha të ngrënë në shpejtësi mund ta dobësojnë oreksin dhe shkaktojnë të përziera. Përkundër kësaj, vaktet e vegjël, ushqyes, të shijshëm me diferencë prej tri orësh mund të stimulojnë tretjen dhe forcojnë oreksin. Nga këto lukthi nuk do të jetë tepër i ngopur, që pengon të përzierat dhe zvogëlon tajitjen e tharrtinës së lukthit.
    • Është e këshillueshme të shmangni ushqimin me aroma të forta dhe aromat në përgjithësi të cilat i shtojnë të përzierat. Propozohet të pini lëngje para apo pas ngrënies e jo gjatë ngrënies.
    • Duhet të pini tetë deri dhjetë gota ujë në ditë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...