8.7 C
Priština
More

    Të gjitha nënat në botë e bëjnë të njëjtën gjë kur fëmija qanë

    spot_imgspot_img

    Zbuloni se ç’thotë hulumtimi, përse dhe në ç’mënyrë reagon çdo nënë kur foshnja e saj qanë.

    Të gjitha nënat në botë, pa marrë parasysh se çka i thonë të tjerët, pa marrë parasysh normat dhe traditat e vendit ku jetojnë, kur ndëgjojnë foshnjën e tyre të qajë, automatikisht i lënë të gjitha dhe vrapojnë ta marrin në përqafim.

    Çdo nënë në vete ka të “rrënjosur” kodin që e shtynë në këtë reagim të shpejtë, ashtuqë kur foshnja qanë nëna shndërrohet në Supernënë!

    Deri te ky zbulim i ëmbël kohën e fundit kanë arritur shkencëtarët e Eunice Kennedy Shriver National Institute of Child Health and Human Development të cilët kanë studiuar reagimet fizike dhe mendore të 648 nënave të reja nga 11 vende të botës – SHBA, Argjentinë, Brazil, Francë, Itali, Belgjikë, Kamerun, Keni, Kore e Veriut, Japoni dhe Izrael.

    Ata kanë monitoruar çdo nënë, një orë kohë në ndërveprimin me foshnjën e saj, ashtuqë gjatë monitorimit më së shumti janë fokusuar në mënyrat e ngushëllimit të nënës. Kur foshnjat kanë filluar të qajnë nënat sa më shpejtë i kanë ngritur fëmijët e tyre, i kanë mbajtur në krahë, kanë biseduar me to, i kanë kënduar, i kanë lëkundur …

    Pastaj kanë sjellë grupin e dytë të nënave te të cilat kanë monitoruar aktivitetin e trurit gjatë ndërveprimit me fëmijën dhe këto rezultate janë vërtetë interesante.

    Ekipi ka vërtetuar se, në momentin kur foshnjat kanë qarë, në trurin e nënës janë zgjuar gati të gjitha shqisat ashtuqë zona të caktuara në tru, posaçërisht ato përgjegjëse për tingullin dhe të folurit, kanë qenë jashtëzakonisht të stimuluara menjëherë pas zërit të parë të qarjes së foshnjës.

    Sipas hulumtimeve, kjo është dëshmi se sa është truri i nënës i lidhur me foshnjën dhe se thjeshtë çdo nënë në botë reagon në mënyrë të njejtë, pa marrë parasysh se ku jeton./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...