1.1 C
Priština
More

    Si ta largoni me sukses një fëmijë nga pelenat?

    spot_imgspot_img

    Me ardhjen e kohës së mirë dhe të ngrohtë vjen edhe rradha e heqjes së pelenave. Që kjo të bëhet më lehtë, duhet filluar kur fëmija është i gatshëm edhe atë duke bërë zbavitëse. Por si ta dimë se fëmija është gati për këtë veprim është çështja që i mundon të gjithë prindërit. Në fakt duhet dëgjuar dhe vëzhguar fëmijën dhe ai jep vetë shenja se ka ardhur koha.

    Zakonisht mes muajve 18 dhe 24 fëmijët fillojnë të flasin: “Çiçi; kaka; bë çiçin; jo pelena; pelenë të re; lagur …” Gjithashtu fillon ti imitojë të rriturit gjatë kryerjes së nevojës. Shumë pediatër këshillojnë që fëmija ta shikojë prindin e seksit të njejtë se si e kryen nevojën, sepse kështu mëson më së miri. Mirëpo, ta vendosësh fëmijën në oturak dhe të kryej nevojën si nëna apo babai nuk është diçka që e motivon. Fëmija duhet të zbavitet mirë që largimi i pelenave të bëhet me sukses dhe pa stres.

    Pikërisht për këtë do të ishte mirë që fëmija të bashkëpunojë në përzgjedhjen e oturakut. Atë që e përzgjedhë vetë do ta përdorë më lehtë se atë që ia impononi. Përveç përzgjedhjes, me rëndësi është që fëmija të njihet me oturakun dhe përse shërben, e kjo më së lehti arrihet me bisedë. Në fakt, ndonjëherë harrojmë se edhe pse akoma nuk e kanë të zhvillur plotësisht të folurit, fëmijët shumë nga këto gjëra i kuptojnë. Për adaptimin ndaj kësaj gjëje ndihmon edhe loja. Disa lodra shkojnë në oturak dhe kryejnë nevojë. Gjithashtu ka edhe vizatimorë për fëmijë të cilët në mënyrë zbavitëse i mësojnë fëmijët ta kryejnë nevojën. Nëse prindët vendosin për oturak të ndërtuar me shumë pjesë dhe prodhon tinguj, mund të përballen me kuriozitetin dhe dëshirën për ta çmontuar atë. Atëherë duhet t’i lejohet kjo fëmijës, sepse në këtë mënyrë do të njihen me të dhe më lehtë e pranojnë.

    Sukseset lavdëroni, kurse dështimet fillestare shpërfillni

    Kur fëmija është njohur me oturakun dhe funksionin e tij, mund të fillohet gradualisht me largimin e pelenave. Më parë duhet filluar me heqjen e pelenës në shtëpi, duke e pyetur shpesh se a duhet të kryej nevojë. Fëmijët janë të dhënë pas lojës dhe në fillim harrojnë për kryerjen e nevojës. Kur fëmija e ka kapërcyer këtë, prindët mund të shkojnë në shetitje nëpër lagje pa pelenë. Për këtë është e nevojshme që fëmija çdo herë para daljes të kryej nevojën. Në këtë mënyrë arrinë ta kontrollojë fshikëzën, por edhe të shmangë kryerjen e nevojës në brekë. Heqja e pelenës gjatë natës duhet të bëhet e fundit, duke vendosur fëmijën në oturak para gjumit dhe disa herë gjatë natës. Fshikëza nuk e mbanë gjatë urinën, kështu në këtë mënyrë e shmangë lagien në krevat.

    Në proçesin e largimit të pelenës është me shumë rëndësi të theksohet se nuk guxoni t’i bërtitni fëmijës apo ta ndëshkoni nëse e bën në brekë. Kjo mund ta turpërojë dhe ta dekurajojë. Mirëpo, nuk duhet edhe të gëzoheni shumë kur e bën në oturak, sepse atëherë fëmija ndjenë presion të madh dhe paraqitet ndjenja e mossuksesit nëse nuk e bën. Fëmijën duhet lavdëruar mesatarisht kur e bën nevojën dhe t’i bëni me dije se nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme nëse e ka bërë në brekë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...