Çfarë ndodh me lëndën gri të trurit, kur dëgjoni ndonjë sekret? Kler Kat e zbulon për ju.
Kush nuk ka dëshirë të përjetojë emocionet e sekreteve? Nga perspektiva sociale, një sekret është thjesht informacion që nuk është njohuri e zakonshme. Ai mund të ketë një frymë misteri apo thashetheme-duke nxitur konotacione, zakonisht negative.
Megjithatë, nga pikëpamja shkencore, sekreti është gjë e vështirë për t`u përcaktuar. Gjatë procesimit të informacionit, një garë fillon të zhvillohet mes pjesëve konkurente të trurit tuaj, për të vendosur se çfarë të bëjnë me informacionin.
“Truri është një makineri për mbledhjen e informacionit dhe për orientimin e sjelljes së përshtatshme” thotë neurologu dhe autori dejvid Igllmen, në librin e tij të fundit- Incognito: The Secret Lives of Brain. “ Një pjesë e trurit dëshiron të zbulojë diçka dhe një pjesë tjetër nuk dëshiron atë. Kur ka vendime konkurruese, atëherë kemi sekret. Nëse nuk ka palë konkurruese, atëherë kemi të bëjmë vetëm me një fakt të mërzitshëm”.
Është po ky rivalitet brenda trurit që shkakton ankthin, pasiqë njëra pjesë mundohet të përballet me dëshirën që të bulojë sekretin, tjetra mendon për pasojat e mundshme.
Cili është rreziku?
Hulumtimet tregojnë se mbajtja e sekreteve, posaqërisht atyre personale dhe traumatike, mund të jetë e dëmshme për trurin dhe për shëndetin në përgjithësi.
Psikologu Sar Konlon thotë se ndarja e sekreteve të juaja me një këshilltar profesional, e njohur në tregëti si “vetë-deklarim”, mund të rezultojë me shumë përfitime pozitive sikurse: humor i përmirësuar, ndjenjë e rritjes së mbështetjes dhe lidhjes, sqarim i problemeve, vetëbesim i shtuar dhe mënyrë jetese më e balansuar. Përfitimet fizike janë të tilla si reduktimi i tensionit.
Ndarja e një sekreti me një të huaj mund të jetë terapeutik pasiqë sqaron konfliktin nervor të fajit, pa rrezik për t’u zbuluar.Të huajt virtualë funksionojnë po aq mirë, e dukshme nga popullariteti i faqeve të tilla si postsecret.com dhe mysecretpost.com, ku njerëzit rrëfejnë sekretet online pa u identifikuar.
Përfitimet e vetëkontrollit
Të qenurit një person i besueshëm, i mirë, është aftësi e fituar. Përderisa natyra jonë dëshiron shpesh që të ndajë sekretin, vetëkontrolli jonë, vendimmarrja afatgjate dhe besimi në atë lidhje na ndihmon që të mbajmë informacionin për vete. Njerëzit që janë të aftë të mbajnë sekretet, shpesh ndodhen në periudhë që mbajnë shumë nga ato. Mbajtësit e mirë të sekreteve janë të lehtë për t`u identifikuar pasiqë nuk merren me thashetheme dhe nuk ëprdorin informacionin e njerëzve të tjerë si pushtet.
Si të mbani më mirë sekretet
Kontrolloni tajmingun: Ndonjëherë sekretet kanë afat të kufizuar dhe treguesi mund të ju tregojë se kur mund t`a tregoni sekretin tek të tjerët. Nëse është sekret me kohë të pakufizuar atëherë vendoseni në vend të sigurtë të trurit tuaj.
Bëhu e matur: Nëse keni nevojë të ndani një sekret sepse dikush për të cilin brengoseni mnd tlëndohet, mendoni se si do t`a zbuloni atë. Duhet të jeni të vetëdijshme se disa njerëz nuk dëshirojnë të dinë të vërtetën, dhe nuk është e hijshme të zbuloni sekretin vetëmse të liroheni vetë prejt tij.
Mos u krekosni: Mënyra më e keqe të mbani një sekret është nëse i tregoni dikujt se jeni duke e mbajtur një sekret!
Shmangni temën: Nëse dini një sekret për dikë për të cilën njerëzit flasin thashetheme, sigurohuni se do shmangni bisedat e tyre.
Rezistoni tundimit: Nëse dikush ju bëhet barrë me diçka që juve nuk ju intereson, bëjeni me dije këtë gjë.
Kur mund ta ndani sekretin?
- Kur është sekreti i juaji, ju shkakton ankth dhe mund të gjeni një shoqe të besueshme për këtë bisedë.
- Kur mund të limitoni dëmin e dikujt duke e treguar atë sekret.
- Kur dikush është në rrezik si pasojë e informacionit të mbajtur nga ju./kosovarja.ch/