Kujdes prindër: Sa më shumë që ia plotësoni dëshirat fëmijës, aq më pak do jetë falënderues!
Fëmijët sot nuk dinë të vlerësojnë se çfarë bëjnë prindërit e tyre për ta dhe shpesh janë të frustruar dhe apatikë shumicën e kohës.
Është një e vërtetë e hidhur mirëpo prap është e vërtetë, të gjithë jemi dëshmitarë që prindërit e sotëm iu nënshtrohen fëmijëve dhe u japin më tepër pushtet, gjë që më herët nuk ekzistonte.
Fëmijët e sotëm nuk dinë të vlerësojnë sakrificat e prindërve, shpesh janë të frustruar dhe apatikë, më herët nuk janë pyetur se çfarë duan të bëjnë, të hanë, ku të shkojnë por këto vendime janë bërë në rrethin familjar. Ashtuqë kur nëna dhe i ati kanë bërë planet, fëmijët vetëm i kanë ndjekur.
Fëmijëve të sotëm ju ofrohen shumë opsione andaj edhe nuk janë falënderues, edhepse shumë prindër ndajnë të holla dhe kohë kualitative për fëmijët e tyre.
Ndoshta është koha të pushoni së munduari që të lumturoni fëmijën tuaj me gjëra dhe dëshira që ai/ajo ka. Mos u mundoni të panifikoni ngjarje për ta, mos u mundoni t`i mësoni të jenë falënderues pasiqë janë ende fëmijë. Lëreni fëmijën që të pushojnë nga animacionet e juaja për t`i bërë të lumtur.
Lidhuni me fëmijën tuaj ashtuqë do lexoni së bashku, do shëtisni qenin, do luani lojra me fjalë, do luani me muzikë, do ju ndihmojë në kuzhinë.
Dëgjoni fëmijën tuaj dhe tregimet e tij pa i komentuar, afërsia dhe kontakti me sy i dërgon porosi të fuqishme fëmijës që ai ju është i rëndësishëm.
Kjo mund të zgjasë një kohë, mirëpo duhet të jeni patjetër të durueshëm derisa të gjeni gjuhën e përbashkët të komunikimit me të cilën do të jeni të kënaqur edhe ju, edhe fëmija juaj./kosovarja.ch/