2.2 C
Priština
More

    Mollat janë të nevojshme në shtatëzëni: Kur të kuptoni pse, do i konsumoni çdo ditë

    spot_imgspot_img

    Shpesh flitet për faktin se mollat janë shumë të shëndetshme, madje ekziston thënia “një mollë në ditë, mjeku i panevojshëm”. Nëse keni astmë dhe konsumoni rregullisht molla, ato mund të ju mundësojnë mbrojtje dhe të zbusin simptomet e astmës. Gjithashtu fëmijët nënat e të cilëve kanë konsumuar molla gjatë shtatëzënisë kanë më pak mundësi që të kenë astmë apo probleme me frymëmarrjen.

    Lidhja mes astmës dhe mollave

    Pemët dhe perimet na furnizojnë me shumë gjëra ushqyese, të vyeshme për trupin tonë, mirëpo me vite shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se ka lidhje mes mollës dhe astmës si dhe funskionimit më të mirë të mushkërive. Shkencëtarët konsiderojnë se lidhja vjen për shkak të përbërjes fitokimike të mollës, e cila përmban flavonoide, të cilat e zbusin ndjeshmërinë e bronheve andaj edhe e ulin rrezikun e astmës. Një apo dy molla në javë janë të mjaftueshme për t`u arritur efekti i përmirësimit të frymëmarrjes dhe uljes së rrezikut të astmës.

    Përfitimet për shtatëzënat

    Ndikimi i mollave në funskionimin e mushkërive është aq i madh saqë përçohet edhe tek foshnja e palindur. Shkencëtarët kanë anketuar 2000 shtatëzëna dhe kanë arritur të kuptojnë se a është e rëndësishme mënyra e të ushqyerit për foshnjet e tyre. Është vërtetuar se nënat që kanë ngrënë molla ua kanë bartur edhe fëmijëve përfitimet shëndetësore, d.t.th ulje e rrezikut të astmës dhe lehtësim i frymëmarrjes. Fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë katër apo më tepër molla në javë, kanë 40% më pak gjasa që të kenë probleme me frymëmarrjen dhe 50% më pak gjasa për diagnostikim me astmë.

    Përfitimet e shumëfishta

    Përveç që ulin rrezikun e astmës, mollat ulin edhe rrezikun e tumorit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit tip2.

    Duke marrë parasysh se kemi përfitime të shumta nga mollat, duhet ta bëni pjesë përbërëse të dietës suaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...