-0.3 C
Priština
More

    15 gjërat që çdo femër duhet t`i posedojë

    spot_imgspot_img

    A është dollapi tuaj pajisur me të gjitha këto gjëra të domosdoshme? Me sugjerimet e më poshtme për gjërat të cilat duhet t’i keni, do arrini të dukeni bukur në secilin rast…

    1. Një bluzë të thjeshtë të bardhë. Një bluzë e thjeshtë, e hekurosur dhe e gatshme, të ju gjindet në ditët kur jeni në guti si dhe kur nuk ndjeheni se duhet të visheni dhe zbukuroheni. I shtoni një shall dhe një qafore shumë-ngjyrëshe dhe do e keni kombinimin perfekt.

    2. Avulluese e veshjeve. Një gjë që të bën jetën shumë të lehtë.

    3. Një copë stolie të trashëguar. Diçka që ka vlerë sentimentale për ju, të cilën e mbani në vete kur dëshironi të keni më shumë vetëbesim apo të shkëlqeni më tepër se zakonisht.

    4. Triko neutrale, e gjatë nga kashmiri. është diçka që ju bën të ndjeheni sikur një milionë dollarë dhe mund të kombinohet me gjithçka.

    5. Një fustan të zi për gjithçka. Mund të kombinohet, qoftë me take dhe me stoli, qoftë me atlete tenisi për ditët e zakonshme.

    6. Kuti donacionesh. Mbani rrobet që nuk i bërdorni në një qese të madhe najlloni. Pasi të mbushet qesja atëherë kapeni dhe dërgojeni në qendrën më të afërt për donacione.

    7. Një palë këpucë të kuqe.

    8. Një palë këpucë të rehatshme. Gjeni tilla që ju përshtaten em këmbën, nëse nuk u dhëmbin këmbët mund të psuhtoni tërë botën!

    9. Një xhaketë xhins. Kjo gjë mund të vishet mbi gjithçka.

    10. Një buzëqeshje nga veshi në vesh. Buzëqeshja është një gjë që është në trend gjithnjë.

    11. Kuti të memories. Çdo femër duhet të posedojë një kuti në të cilën i mban gjërat më karakteristike për jetën e saj, nga letrat e para të dashurisë, biletat e koncerteve, në përgjithësi gjithçka që ia përkujton momentet e bukura të jetës.

    12. Sytjena të rehatshme. Një gjë që ju bën të dukeni seksi dhe rehat.

    13. Frigorifer për venë.

    14. Varëse rrobash nga druri. Ata nga plastiku janë jashtë mode, varëset nga druri ju bëjnë të dukeni më e kujdesshme me rrobat e juaja.

    15. Një qafore e mrekullueshme. Një e tillë që ndryshon pamjen e rrobave që vishni dhe që ju bën të dukeni speciale. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...