1.7 C
Priština
More

    7 rregullat e bukurisë italiane sipas drejtoreshës kreativ, Bramble Trionfo

    spot_imgspot_img

    Apartamenti i Trionfos është një vend ku ndodh magjia, mund të shohësh libra në rafte, lule të egra, shpuzore të vjetra, dhe art në çdo cep.

    “Më pëlqen të më vizitojnë njerëzit këtu dhe të shoqërohemi duke u ulur në dysheme dhe vetëm të bisedojmë” thotë ajo. Si drejtor kreativ i The Thick, Trionfo e di saktësisht se si të bëjë njerëzit të flasin. Filmi i ri i Trionfos do të shfaqet në Baltimore, atje ku lindi dhe u rrit me një nënë që ishte artiste makijazhi në një shtëpi aerikano-italiane. Femrat italiane duken sikur nuk i japin shumë mund pamjes së tyre mirëpo ndodh e kundërta, unë kurrë nuk kam mundur ta kuptoj minimalizmin, thjeshtë nuk është për mua” thotë ajo.

    Më poshtë ajo shpjegon regjimin e bukurisë së saj italiane.

    Përkushtoju ngjyrës
    Kam patur thonjë të kuq qysh që kur kam qenë pesëmbëdhjetë vjeçe. Vetë i rregulloj thonjët gjatë tërë kohës dhe gjithmonë mbaj një shishe me ngjyrë të kuqe për thonj. Jam ekspresive dhe nëse i lëvizi krahët kur jam duke biseduar dhe kam një ashkël në thonjë, ndjehem sikur do të qaj.

    Ndriçni sytë
    Krema për sy është e rëndësishme për femrat italiane pasiqë qajmë shumë, jemi tejet emocionale. Kam harqe të zeza nën sy dhe krema më ndihmon rreth tyre, andaj edhe përdori syze të mëdha.

    Eksperimentoni me flokët e juaja
    Për mua flokët nuk janë gjëja më e çmuar, andaj edhe kam tendencë të eksperimentoj me ato. Kur e pashë Sheron Stoun në Basic Instinct u ndjeva shumë fuqishëm, mirëpo nuk u ndjeva edhe aq atraktive, kjo gjë mund të ndryshojë ndjesinë andaj edhe do të provoja ngjyra të ndryshme. Do të provoja gjithçka. Kam qenë bjonde, e kuqe dhe gati se e zezë. Floëkt e mia kanë një ngjyrë natyrore kafe, nuk e mbaj mend kur i kam parë ashtu për herë të fundit.

    Anashkaloni shkumimin
    Kohëve të fundit jam duke përdorur shampon të thatë të cilin vetëm e spërkat në kokë dhe mbulon me push gjithçka. Mban aromë të mirë dhe është i mrekullueshëm. është shumë i mirë pasiqë nuk i laj flokët shpesh. Ndoshta dy herë në javë.

    Shpikni një aromë të veçantë
    I adhuroj vajërat për trup pasiqë më bëjnë të dukem e njomë, e re dhe shkëlqyeshme. Njëra që mban aromë të mirë që e dua është Aqua di Parma. Aromat tona janë të rëndësishme pasiqë dëshirojmë të mbajmë aromë të mirë. Nëse jam duke përdorur Tom Ford vaj për trup, i cili është parfum misku që lëshon më tepër erë kur rritet temperatura e trupit, ndjehem shumë mirë. Edhe nëse fillon të djersitesh nga temperatura e lartë, aroma e miskut bëhet edhe më e fuqishme.

    Prek dhe bëhu e prekshme
    Kream ime Dior për lëkurën e vdekur nën thonj është diçka që më mundëson të prek të gjitha gjërat. Mban erë të mirë dhe nuk e pengon rritjen e thonjve.

    Gjeje dritën tënde
    Sapo mësova për strobing, që është të gjesh dritën tuaj. Dëshiroja të provoja në një mënyrë apo tjetër andaj përfundova në përzierjen e hidratuesit NARS dhe Benefit High Beam dhe pak ujë trendafili. I përzieja bashkë dhe i aplikoja me një brushë të madhe. Hidratimi dhe aroma e mirë e ujit të trendafilit është e shkëlqyeshme.

    Burim: elle.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...