Arsyet e zvarritjes
Tendenca që të lini gjërat për nesër mund të ndodh në rrafshe të ndryshme: atë profesional, ditor dhe emocional. Që t`a ndaloni, ju duhet se nga e ka prejardhjen. Përkundër besimit të zakonshëm, zvarritja është e lidhur me dembelinë, por shpesh është edhe një formë e ankthit.
–Frika nga dështimi. Ballafaqimi me vendimmarrje, projekte dhe detyra, mund të na bëjë të ndjehemi jokompetentë, të frigohemi nga dështmi dhe kritikat. Andaj ndonjëherë është mirë mos të veproni.
–Perfeksionizmi. Qoftë nëse organizoni aheng apo mbledhje në punë, nëse çdo gjë duhet të jetë perfekte, edhe gjërat më të imëta mund të ju ngulfasin.
–Frika nga suksesi. Kjo gjë mund të duket ironike, mirëpo arritja e fpërundimit të ndonjë detyre mund të shkaktojë panik tek disa persona që janë të friguar dhe të shqetësuar pasi të përfundojë gjithçka, si dhe tek personat hiperaktivë.
Si të ndaloni gjithçka
-Keni besim në vete. Zvarritja zakonisht lidhet me mungesën e vetëbesimit dhe sigurinë në aftësitë e juajam andaj është e rëndësishme të punoni në vetveten, vetëm apo me ndihmën e psikologut.
-Menaxhoni kohën më mirë. Ora është armiku juaj më i madh! Bëni një listë të gjërave që duhet t`i bëni, filloni me 3-4 gjëra në ditë pasiqë shumë gjëra në listë vetëm do ju stresojnë dhe do e braktisni misionin.
-Shmanguni nga shpërqëndrimet. është çmenduri se si gjejmë një ton arsyetimesh se pse nuk mund të kryhet një punë. Identifikoni këto shpërqëndrime dhe largohuni nga ato, provoni të çkyçeni nga bota e jashtme duke e fikur celularin, dhe koncentrohuni tërësisht në detyrë.
-Projektoni veten. Paramendoni ndjesinë disa minutëshe pasi të përfundoni projektin, kjo gjë do ju motivojë që të arrinë përfundimin më shpejtë dhe më mirë./kosovarja.ch/