1.4 C
Priština
More

    Gratë ndajnë përvoja të ndryshme në lidhje me “anën e errët të shtatzënisë”

    spot_imgspot_img

    Nëna të ndryshme ndajnë përvojat e ndryshme të linjave në stomak, si pasojë e lindjes dhe deformime neveritëse…

    Kur së pari e kuptoni se jeni shtatzënë, sigurisht kaloni shumë kohë duke hulumtuar nëpër internet dhe duke lexuar libra mbi gjendjen tuaj të re dhe se çfarë duhet të prisni. Por, ka një gjë që sipas një nëne të re, njerëzit tjerë nuk mund të ju përgatisin, dhe ja pse ndjeheni kështu kur trupi juaj fillon të ndryshojë në mënyrë dramatike.

    Nëna e dy fëmijëve, Aleksandra Kilmurray, ka postuar një foto të guximshme në Instagram duke treguar barkun e deformuar nga linjat dhe rrudhat e mbetura si pasojë e shtatzënive të saj, duke e emëruar fotografinë me fjalinë ”ana e errët e mëmësisë dhe shtatzënisë”.

    Postimi i saj u bë shumë inspirues kur ajo shpjegoi se iu ka dashur një vit e gjysmë për t’u ndjerë me vetëbesim në lëkurën e saj, si duke u mësuar të dojë trupin e saj siç është transformuar në këtë gjendje.

    Në një fotografi me stomakun e saj si dhe me njërën nga foshnjet, Aleksandra filloi shkrimin e postimit: “E di se ndoshta shumica prej jush do të më gjykoni se pse do të postoja këtë lloj fotografi, por më janë dashur 18 muaj të arrij deri këtu, 18 muaj mos të qaj kur shikohesha në pasqyrë, dhe 18 muaj që më në fund të ndjehem e bukur në lëkurën time”.

    Askush nuk ju jep shtytje se sa keni ndryshuar fizikisht apo mentalisht pasi jeni bërë një nënë, sqaron ajo duke pohuar se iu ka dashur një kohë e gjatë deri sa ka bërë dy fëmijë dhe ka kuptuar më në fund se pas deformimeve trupore apo dëmtimit të lëkurës, sidomos në pjesën e stomakut, ajo ka arritur të ndjehet sërish e bukur sipas mënyrës së saj.

    Ju përgëzoj juve nëna të reja që keni arritur të luftoni depresionin post-natal (pas lindjes) dhe sërish keni gjetur guximin të ngriteni çdo mëngjes të gatshëm për foshnjen tuaj, shkruan Aleksandra. Përgëzime për ju nëna që ndoshta akoma qani për linjat e mbetura në bark dhe për foshnjat që kanë dalë në jetë duke iu faleminderuar juve. Përgëzime për amësinë, mundin dhe sakrificën e nënave!

    Me gjithë cenimet apo poshtërimet që mund të ketë marrë Aleksandra për postimet e tilla, ajo ndjehet e lumtur dhe modeste që kanë publikuar një pjesë jo perfekte të trupit të saj, për t’iu ardhur në ndihmë nënave tjera të reja që mos të ndjehen keq, por të duan trupin e tyre, pa marrë parasysh anës së errët apo deformimeve që mund të kenë marrë.

    Nëse keni linja si pasojë e shtatzënisë, ju nuk jeni aspak ndryshe për dallim nga gratë tjera që janë ballafaquar me të njejtin problem. Pra, është shumë e rëndësishme të lexojmë dhe përhapim mesazhe të tilla si të Aleksandra-s, se nuk duhet urryer trupin e transformuar nga synimi për të pasur fëmijë, si dhe bëni çmos për ta vlerësuar veten sërish./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...