Një nga skenat më të bukura që prindërit mund ta përjetojnë, por edhe mjaft qesharake…
Në javën e njëzetë të shtatzënisë, Libia Vlasic nga Neë York-u, kishte shkuar për të bërë një kontroll me ultratingull tek mjeku i saj dhe ajo që pa në ekran, e bëri të gëzohet pa masë.
Në inçizimin në fjalë, shihet dora e foshnjes duke përshëndetur nënën e saj.
Këtë fotografi, Libia e postoi në profilin e saj në Instagram dhe shumë shpejt u bë një hit viral. Kjo ishte vërtetë diçka simpatike dhe dashamirëse, madje edhe shumë prekëse, për faktin se Libia dhe burri i saj kishin një kohë të gjatë që përpiqeshin për konceptim.
“Ne kishim hequr dorë nga çdo shpresë për të pasur edhe një fëmijë, por thjeshtë ndodhi një mrekulli që unë arrita të mbetem shtatzënë sërish”. Në ditën kur bëra ultrazërin e parë, nuk jam ndjerë edhe aq mirë, kështuqë nuk arrita ta kuptoja se çfarë saktësisht po ndodhte brenda trupit tim – theksoi nëna krenare.
Ne besojmë se disponimi i kësaj nëne, por edhe i babait është përmirësuar mënjëherë me marrjen e lajmit të gëzuar, e pse jo edhe të përshëndetjes simpatike të foshnjes së tyre./kosovarja.ch/