4.4 C
Priština
More

    Cila është metoda e trajnimit treditor për oturak?

    spot_imgspot_img

    Për prindërit, nuk ka fjalë më të hidhura se trajnimi i fëmijës për menaxhimin e nevojës fiziologjike në oturak. Por, çka nëse do të ishte e mundur shkuarja e mënjëhershme në tualet pas një fundjave të gjatë? Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, por kjo lloj metode treditore e stërvitjes premton të japë pikërisht këtë efekt. Ja se çfarë duhet të dini.

    Pra, si funksionon kjo? Ky është një lloj trajnimi i oturakut ku ju në thelb hiqni pelenën mënjanë dhe përqëndroheni në një periudhë treditore, ekskluzivisht vetëm në praktimin e fëmijës si të përdor tualetin. Për ta bërë këtë një mënyrë efektive, ju duhet të izoloheni në shtëpi, në mënyrë që të jeni sa më afër oturakut dhe fëmijës suaj.

    Kjo tingëllon e tmerrshme. Pse do duhej që dikush ta bëjë këtë? Sepse pas tre ditësh, sipas teorisë do duhej të keni fëmijë të stërvitur. Pra, çfarë ju nevoitet? Së pari, bëni planifikime. Kjo nënkupton të përfundoni të gjitha blerjet e nevojshme paraprakisht. Më pas blini bluza të gjera që mbulojnë pjesën intime të fëmijës, sepse këto ditë fëmija juaj do të ecë lakuriq në mënyrë që ta ketë më të lehtë kryerjen e nevojës, pa pelena dhe pantallona.

    Mirë, e kuptuam këtë. Por tani çfarë? Në ditën e parë, zgjoni fëmijën tuaj dhe bëjeni që të largojë pelenën duke i thënë lamtumirë (po kjo mund të duket qesharake). Më pas vishni një nga ato bluzat e gjata duke i shpjeguar se nuk ka më pelenë për ta bërë çiçin apo jashtëqitjen aty, por që tash e tutje do duhet ta bëjë në oturak. Në mëngjes jepni një sasi të madhe të lëngjeve që të përgatit trupin të shkojë mënjëherë te vendi. Nëse fëmija shkon mënjëherë, kjo është një gjë e arrirë! Nëse pëson ndonjë aksident sepse nuk mund të përmbajë urinën apo jashtëqitjen, mos u bëni keq, thjeshtë pastrojeni vendin dhe vazhdoni tutje. Ky trajnim kërkon kohë dhe durim! Disa prindër i shpërblejnë fëmiëjt nëse kryejnë procedurën si duhet, por mos i ndëshkoni nëse ata nuk arrijnë të përmbahen, fundja kështu mësohen dalëngadalë, apo jo? Për tre ditët e ardhshmeju do ta ndihmoni fëmijën të shkojë deri te oturaku në intervale të rregullta – njëlloj sikur trajnoni ndonjë qenush. Disa profesionistë rekomandojë ta bëjnë këtë çdo 15 minuta, përderisa të tjerët thonë çdo orë – vetëm sigurohuni që ta bëni shpesh dhe mbani kontaktin me fëmijën sa herë që ka nevojë të shkojë. Dhe në thelb, kjo është e tëra që ju nevoitet për trajnimin në fjalë.

    Ndonjë gjë tjetër? Mos u bëni merak edhe nëse pas trajnimit treditor fëmija juaj sërish mund të pësojë ndonjë aksident duke mos u përmbajtur, apo fëmijë të tjerë iu nevoitet akoma të mbajnë pelena të paktën gjatë natës, edhe pas trajnimit me oturak. Pra, ky trajnim mund ndonjëherë të zgjat nga tre deri gjashtë muaj, apo jo? Paçi fat!!!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...