5.3 C
Priština
More

    Përgatitjet natyrore nga frutat për flokë të shëndoshë

    spot_imgspot_img

    Frutat janë të shijshme, dhe plotë me vitamina dhe gjëra ushqyese, dhe gjithashtu ndihmojnë flokët të jenë të shëndetshme kur konsumohen në baza të rregullta ditore, ose në qoftë se ato janë përdorur për përgatitje natyrore të preparatëve për kujdesin e flokëve. Ka një numër të vitaminave që mund të gjenden në fruta të ndryshme shumë shijshme, të tilla si Vitamina A, C dhe E. Frutat kanë fuqi të ndihmojnë dhe stimulojnë rritjen e flokëve, të reduktojnë humbjen dhe të thinjurat e hershme. Flokët tuaj janë një pasqyrim i ushqimit që ju hani, nëse ju hani shëndetshëm ato me siguri do të reflektojnë mbi bukurinë e flokëve tuaj. Më poshtë ju mund të lexoni se cilat fruta janë të rekomandueshme dhe në cilën nënyrë të përdorni ato në mënyrë që të rinovojnë dhe rigjenerojnë flokët tuaja.

    Vitamina E: Maskë e flokëve nga avokado

    Fruta avokado ka një sasi të lartë të vitaminës E, dhe duke e  përdorur maskën ​​e flokëve nga  avokado do të fuqizonte dhe të përforconte flokët tuaja. E përzieni një fryt të pjekur të avokados, dy lugë kos, një vezë, gjysmë lugë të çajit me vaj rozmarinë dhe një lugë gjelle vaj nga jojoba. Maskën e vendosni në lëkurën e kokës tuaj dhe e lëni për të ndikuar të paktën 20 minuta. Jo vetëm se vitamina E ndihmon në parandalimin e  plasaritjes së majëve të flokëve, por gjithashtu ndihmon të mbajë ngjyrën e flokëve tuaj të shëndetshëm dhe me shkëlqim, poashtu parandalon thirjen e parakohshme të flokëve.

    Vitamina C: Maskë e flokëve nga agrumet

    Luleshtrydhet, ananasi dhe kivi janë fruta plot me vitaminë C. Kjo vitaminë e cila stimulon sistemin imunitar, është gjithashtu shumë e mirë në ruajtjen e shëndetit të flokut. Nëse ka një mangësi të vitaminës C, atëherë flokët tuaj do të bëhen të thatë dhe e egëra. Pa sasi të mjaftueshme të vitaminave antioxidant, lëkura e kokës dhe flokët do të bëhen të dëmtuara dhe do  të fillojnë të dobësohen. Vitamina C parandalon radikalet e lira që të oksidohen në folliklulat e flokëve. Shtoni lëngun e ndonjë prej frutave më lart të cekura në shamponin tuaj dhe kënaquni në përfitimet e vitaminës C.

    Vitamina A: Maskë për flokët nga pjepëri dhe bananea

    Bananet dhe pjepëri i furnizojnë flokun tuaj me sasinë e rritur të vitaminës A. Maskë e flokëve nga pjepëri dhe bananet janë zgjidhje ideale për ruajtjen e flokëve të shëndetshme. Kur të dy llojet e frutave bashkohen në një pastë të trashë, një sasi të konsiderueshme të kësaj paste e vendosni në flokët tuaj. Pasi të keni bërë, mbuloni kokën tuaj me një kapelë plastike ose qese për të mbajtur lagështinë e kokës. Lëreni pastën që të qëndroj në flokët tuaj për 45 minuta. Pas kësaj periudhe të kohës shpëlarjini mirë flokët. Vitamina A do të ndihmonte kokën tuaj për të prodhuar sebum, një substancë që i bën flokët tuaj të shndritshme dhe të butë. /kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...