Pyetja e frikshme që është e garantuar se do të përmendet në çdo intervistë pune është “Cila është dobësia juaj më e madhe?”. Shumë nga ata që udhëheqin intervistën e kanë parasysh vështirësinë e kësaj pyetje dhe zakonisht përgjigja e saj është shumë e rëndësishme për vlerësimin tuaj. Ja 4 rregullat se si të kaloni mirë me këtë pyetje.
1. Mos jepni përgjigje që i ik përgjigjes së vërtetë
Ju lutemi mos jepni përgjigje të tilla si”Dobësia ime më e madhe është perfeksionizmi dhe përpikshmëria”. Edhe në qoftë se është e vërtetë ajo që thuani, në veshët e intervistuesit mund të tingëllojë si gënjeshtër pasiqë i dëgjon këto përgjigje tërë kohën.
2. Bëhuni e sinqertë
Kërkoni thellë në vete dhe kuptoni se cilat janë dobësitë e juaja, shkruani ato në një letër dhe zgjedhni se cilat mund t`i përdorni në intervistë. Nëse e cekni një dobësi për shkak të së cilës keni hasur më herët në vështirësi, atëherë do dukeni edhe më bindëse. Cekeni ndonjë ndodhi nga puna juaj e mëhershme si dhe kriticizmin pozitiv që keni pranuar nga menaxhmenti.
3. Mos cekni gjëra që nuk do ju gjejnë punë
Edhepse duhet të jeni e sinqertë, mbani mend se ka edhe një shkallë që quhet “shumë e sinqertë”. Andaj , mos u bëni shumë e sinqertë por evitoni dobësitë që mund të jenë arsyeja e humbjes së punës. Shembull, nëse aplikoni në Resurse Njerëzore dhe e cekni se nuk qëndroni mirë me njerëz, apo të aplikoni për agjente të shitjeve dhe të cekni se nuk jeni e mirë me negociata.
4. Flisni për orvatjet e juaja për të tejkaluar dobësinë
Githmonë flisni për hapat që keni ndërmarrur për të tejkaluar dobësinë tuaj. Ky është shansi juaj t`i tregoni intervistuesit se i keni të metat e juaja, jeni proaktivë dhe të aftë për të tejkaluar ato. Në një mënyrë, përpjekja juaj për të tejkaluar dobësitë do të merret si fuqi./kosovarja.ch/