-2.4 C
Priština
More

    9 fakte interesante për trupin e femrës

    spot_imgspot_img

    Leonardo Da Vinçi ishte një vëzhgues i përpiktë i anatomisë njerëzore, duke ilustruar imazhe nga organet e disektuara që janë të sakta edhe sot. Por ai nuk ishte i saktë në paraqitjen e organeve femërore të riprodhimit pasiqë sipas anatomistit Piter Abrahams, skicat e Da Vinçit e paraqisnin mitrën njerëzore të ngjashme me atë të kafshëve tjera. Ndoshta e ka patur të vështirë të gjente kufoma femërore për t`i studjuar, gjë që e la atë pa zgjidhje por e plotësoi mangësinë me njohuritë e tij mbi anatominë e kafshëve.

    1. Mitra është tejet elastike

    Kur nuk është në përdorim, mitra është një organ tejet i vogël, vetëm 7,5 cm i gjatë dhe 5 cm i gjërë. Gjatë shtatëzënië ky organ ndryshon me shpejtësi, në vetëm 20 javë shtatëzëni mitra zgjerohet deri në kërthizë. Këndi i jashtëm i mitrës arrin kafazin e kraharorit në javën e 36 të shtatëzënisë.

    2. Atje poshtë është ambient acidik

    Vlera pH e vaginës është tejet acidike me mesatare prej 4,5 në shkallën pH. D.t.th është acidike sikurse birra apo domatja. Mikrobe të ndryshme në vaginë e mbajnë këtë aciditet, shembull, laktbacillus, një grup i baktereve që prodhojnë acid, dominon ekosistemin e shumë vaginave. Aciditeti ndihmon në pengimin e insekteve të ndryshëm nga kolonizimi i asaj hapsire. 

    3. Himeni: i ekzagjëruar

    I konsideruar si tregues i virgjërisë, himeni në fakt është një pjesë e vogël e një indi që rrethon hapjen vaginale. Mund të thehet apo të griset gjatë marrëdhënies së parë seksuale, apo mund të zgjatet- me fjalë të tjera, prezenca apo mungesa e himenit nuk thotë asgjë për atë nëse femra ka patur seks. Në raste të veçanta, nuk ekziston vrimë nga mund të kalojnë menstruacionet, andaj kërkohet intervenim kirurgjik ndaj himenit.

    4. Pika G ekziston, apo jo?

    Pika G është një rajon në vaginë për të cilin thuhet se është ekstra i ndijshëm ndaj stimulimeve erotike. Shumë femra kanë raportuar për “orgazmat e pikës-G” mirëpo njohuria anatomike për këtë rajon mbetet e paqartë. A është pika-G një mit apo është një zgjatje e klitorit apo është një ind i veçantë- kjo gjë mbetet mister. 

    5. Ndonjëherë, gjërat dyfishohen

    Është një gjendje e rralë e quajtur didelphus dhe nënkupton që femra është e lindur me dy mitra. Kjo to ndodh pasiqë sistemi riprodhues formohet qysh në embrion, mitra fillon si dy gypa që bashkohen, nëse gypat nuk arrijnë të bashkohen atëherë secila shëndrrohet në mitër të veçantë.

    6. Zbulimi i shtatëzënisë nuk është aq i thjeshtë

    Mjekët zakonisht e masin fillimin e shtatëzënisë nga dita e parë e periudhës së fundit menstruale, pasiqë të shumtën e kohës femrat nuk janë të sigurta se në cilën ditë kanë ngelur shtatëzëne mirëpo e mbajnë mend periudhën e fundit menstruale. është vështirë të përcaktoni momentin e fekondimit deri sa embrioni në zhvillim të vendoset në murin e mitrës.

    7. Mbrojtja nga menstruacionet është avancuar

    Sot femrat kanë mundësi të shumta të mbrojtjes nga menstruacionet, nga tamponët e deri tek hormonet që e ndërprejnë tërësisht periudhën menstruale. Femrat e të së kaluarës është dashur të jenë më kreative për këtë çështje duke përdorir papirusë të zbutur, letër, pambuk absorbues, fashë nga celuloza, garzë të mbështjella rreth një cope druri e tj.

    8. Të folurit rreth menstruacioneve mund të ju lidh më shumë

    Shumë kultura kanë bindje të tilla që e konsiderojnë femrën të papastër gjatë periodës së saj, andaj shmangin disa aktivitete të caktuara. Femrat e këtyre kulturave ndjejnë turp për shkak të periodave menstruale mirëpo kanë ndjesi më të madhe të lidhjes kur ndajnë këtë përvojë me gratë tjera.

    9. Ualt Dizni mund të ju edukojë

    Cila shtëpi xhirimi e ka përdorur për të parën herë në film fjalën “vaginë”? Përgjigja do të jetë Produksioni Ualt Dizni, në vitin 1946 krijoi një film të animuar me titull “Tregimi i Menstruacionit” për qëllime edukative të përdorur në shkolla. Filmi shpjegon menstruacionet dhe jep këshilla të mira për të bërë këtë periudhë më të lehtë./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...