-2.1 C
Priština
More

    Shkencëtarët kanë vërtetuar se papastërtia është e mirë për fëmijët?!!

    spot_imgspot_img

    Largohuni nga dezinfektuesi i duarve …

    Prindërit sterilizojnë biberonët e fëmijëve të tyre, duart e gjithçka që mund të gjejnë, por i tërë ky pastrim mund të shkaktojë kërdi në sistemin imunitar të fëmijëve, thuhet sipas shkencëtarëve në Universitetin e Çikagos, të specializuar për ekosisteme mikrobiale.

    Duke strehaur apo larguar fëmijët e vëgjël nga bakteriet e dobishme në mjedis, prindërit mund të shkaktojnë pa dashje alergji, astma dhe ekzema, argumenton hulumtuesi Jack Gilbert.

    Jetesa e brendshme e shoqërisë moderne dhe sipërfaqet e sterilizuara nuk janë askund sikur ekzistenca e të parëve tanë në natyrë. Ky ndryshim mund të bëjë që sistemet tona imune të bëhen hiper-sensibilizuese, thekson Gilbert në një intervistë të fundit.

    Ju keni këto qeliza të vogla luftarake në trupin tuaj të quajtur neutrofile, dhe kur kalojnë një kohë të gjatë në kërkim për të bërë diçka, këto acarohen dhe bëhen pro-inflamator. Kur më në fund, shohin se diçka është e huaj, si poleni, ata bëhen inflamatorë eksplozivë duke shkaktuar kështu astmë dhe ekzemë, e shpesh herë, alergji ushqimore.

    Gilbert i referohet kërkimeve të tij të kaluara për biberonët e rënë se prindërit që kishin pastruar ato me gojën e tyre kishin më pak gjasa për alergji të mëvonshme në krahasim me metodat tjera, sipas një studimi të bërë në vitin 2013. Shkencëtarët suedezë dyshuan se bakteriet e padëmshme nga pështyma e nënave stimuluan sistemet imunologjike të fëmijëve të tyre, duke ndërtuar mbrojtje për ta.

    “Rregulli i pesë sekondave” është një mundësi tjetër për një nxitje të mundshme. Meqenëse mikrobet futen në një send të hedhur poshtë për milisekonda kohë, është pothuajse e pamundur që çdo patogjen i rrezikshëm të marrë udhëtimin, thekson Gilbert. Ai madje thekson se edhe lëpirja e oborrit nga qeni i shtëpisë nuk është aq e rrezikshme sa mund ta mendojnë prindërit. Ekspozimi në fjalë mund të ndihmojë madje shëndetin e fëmijëve edhe në term afatgjatë.

    Akademia amerikane e pediatrisë pajtohet që produktet antibakteriale si sanitarizuesit e dorës mund të vrasin bakteriet normale dhe të rrisin gjasat për zhvillim të bakterieve rezistente, por padyshim që thekson mirëmbajtjen e higjienës personale kur bëhet fjalë për shmangien e sëmundjes.

    Larja e duarve mund të jetë veprimi i vetëm më i rëndësishëm që ju dhe fëmija juaj të parandaloni sëmundjet. Zgjedhja më e mirë është të lani duart e fëmijës me ujë të ngrohtë dhe sapun të zakonshëm që nuk përmban substanca antibakteriale.

    Kjo përfshin pastrimin pas shkuarjes në banjo, duke luajtur jashtë, pas prekjes së kafshëve, teshtimës apo kollitjes. Fëmijët duhet të lajnë duart mirë çdoherë pas ngrënies, ose kur dikush në shtëpi është i sëmurë. Në fund të ditës, prindërit duhet t ëinkurajojnë higjienën e duhur në shtëpi – por ndoshta të shqetësohen pak më pak për sterilizimin e gjithë dhomës së lodrave të fëmijës së tyre./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...