3.7 C
Priština
More

    Si mund ta përballojmë zhgënjimin çdo muaj pas tentimit për shtatzëni!

    spot_imgspot_img

    Mos e fajësoni veten – apo njëri-tjetrin. Nëse ju merr më shumë kohë që të ngelni shtatzënë nga sa keni pritur, ndjenja e dëshpërimit është mëse e natyrshme. Krijimi i një familje dhe prindërimi, për shumicën e njerëzve, janë pjesë thelbësore e jetës dhe nuk arrihet lehtë deri aty, dhe aspak mos mendoni se diçka e gabuar po ndodhë me ju.

    Kuptoni dhe pranoni që ju dhe partneri juaj do të keni ulje dhe ngritje derisa mundoheni për konceptim. Për fillestarët, flisni sa më shumë me njëri-tjetrin dhe kërkoni këshilla nga çiftet tjerë që akoma janë në përpjekje.

    Nëse jeta juaj sillet rreth një regjimi të rreptë të monitorimit të temperaturës bazë të trupit dhe seksit të planifikuar, merrni parasysh ndërprerjen e kësaj dhe pushoni. Bëni një përpjekje për të ringjallur dashurinë dhe kënaqësinë që keni pasur në radhë të parë.

    Nëse të gjitha mbledhitë familjare apo tubimet me shoqërinë kanë një kuptim të dhimbshëm për ju, sepse të gjithë janë me fëmijë qysh herët, atëherë merrni guximin dhe mos frekuentoni vende të tilla. Kjo do të ndikojë vetëm në përkeqësim emocional tuajin.

    Për të shmangur ndjenjat e lëndimit, dërgoni një dhuratë, këshillon Alice Domar, psikologe e specializuar për çifte jopjellorë. Ajo rekomandon të blini ndonjë dhuratë libër për fëmijë që të shpëtoni veten nga qëndrimi i gjatë nëpër dyqane fëmijësh për lodra.

    Mos harroni të ndjekni interesat apo hobitë tuaja të tjera – ose kërkoni diçka të re në jetën tuaj. Nëse keni ëndërruar gjithnjë të mësoni kitarën, bëjeni. Nëse shetitja është hobi juaj, jepni vetes mundësinë ta bëni. Apo angazhohuni në ndonjë klasë për pikturë, vallëzim apo diçka tjetër që ju ka pëlqyer gjithmonë. Kënaquni me gjëra të reja dhe mos u fokusohuni vetëm në konceptimin tuaj.

    Së fundi, nëse jeni përpjekur për më shumë se një vit, atëherë mund të merrni në konsideratë caktimin e ndonjë termini tek një specialist për infertilitet. Shumë probleme janë relativisht të lehta për t’u trajtuar, kështuqë mund të kurseni shumë zhgënjimin e mëtejshëm përmes diagnostikimit tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...