Jeni lodhur nga të qenurit të lidhur? Është koha për ti treguar vetes pak dashuri
Të stresuar, rraskapitur dhe asnjëherë nuk ndiheni mjaftueshëm mirë? Mjaft, ngadalësoni ritmin dhe bëhuni të këndshëm me veten tuaj. Lumturia fillon me praktikimin e dashurisë ndaj vetes. Filloni me këto tri këshilla të lehta nga mjeku dhe trajnuesi për jetën, Dr. Susan Biali:
- Ruani energjinë tuaj
Ju mund të zgjoheni dhe të ndjeheni të plotë në formë dhe të gatshëm për ta pastruar tërë shtëpinë para se të dilni për një shetitje – por kjo nuk do të thotë se duhet të ndodhë. Vetëm për shkak se keni më shumë energji, nuk do të thotë se duhet ta përdorni mënjëherë dhe pastaj të ndjeheni të lodhur sërish, thotë Biali. Ruani rezervat tuaja për situata të vështira që ju vijnë gjatë gjithë ditës.
- Pushoni së qenuri vonë
Të gjithë përpiqemi të mbushim kaq shumë jetën tonë saqë shpeshherë përfundojmë duke shpejtuar në takimet. Të mundohesh në trafik apo të arrish pa frymë dhe e djersitur, vetëm se do të ngritni shkallët e stresit! Ruani hormonet e stresit për stresin e vërtetë, jo për stresin e panevojshëm që vetë e krijoni.
- Dhuroni vetes pushim
Ne jemi kritikat më të tmerrshme për vetveten. Ndoshta shpesh punoni edhe pauzën e drekës pasiqë nuk keni kohë të pushoni së punuari. Njerëzit zakonisht shkojnë nga një detyrë në tjetrën pa pushuar, duke u munduar t`i kryejnë të gjitha çështjet e mundshme. Provoni të ngadalësoni dhe të pauzoni për një kohë para çdo detyre; përkujtoni veten të merrni frymë thellë. Kjo gjë do ju ndihmojë të jeni më të relaksuar dhe të gatshëm për detyrën e ardhshme./kosovarja.ch/