-2.4 C
Priština
More

    Fëmijët e dytë kanë më shumë gjasa të jenë fëmijë problematikë se sa vëllezërit dhe motrat e tyre!

    spot_imgspot_img

    Një studim i ri tregon “mallkimi për fëmijën e dytë” është mëse i vërtetë…

    Ju e dini se fëmijët e parë janë më të zgjuar se vëllezërit apo motrat e tyre (mirë, të paktën sipas këtij studimi), por tani të porsalindurit kanë një përparësi tjetër në lidhje me këtë.

    Një studim i ri pohon se se fëmiëjt e dytë që lindin kanë më shumë gjasa të jenë problematikë, të bëjnë sjellje të këqija, madje ndonjëherë me pasoja të rënda. Sipas një raporti të Joseph Doyle, një ekonomist, “mallkimi i fëmijës së dytë”, mund të jetë i vërtetë mbi të gjitha. Doyle dhe kolegët e tij thonë se fëmijët e dytë (veçanërisht meshkujt), janë të prirur të jenë më rrebelë se sa vëllezërit apo motrat më të mëdhenj. Të dhënat e mbledhura nga ta, që i kishin mbledhur nga një grup i mijëra fëmijëve në SHBA ashtu edhe në Evropë, treguan se fëmiëjt e dytë kanë 25 deri 40% më shumë gjasa të kenë probleme serioze në shkollë apo me ligjin.

    Një sqarim i gjithë kësaj mund të jetë se stilet e prindërimit mund të ndryshojnë sipas renditjes së lindjes, për shembull, fëmijët që lindin të parët kanë më shumë vëmendjen e pandarë nga prindërit, ndërsa motrat apo vëllezërit tjerë duhet të knkurojnë për vëmendje. Dhe, përderisa familja rritet, dinamika ndryshon.

    Fëmija i parë ka modele rolesh, e që janë të rriturit, ndërsa fëmijët e dytë apo të mëvonshëm kanë modele që janë më pak iracionale dhe të dy investimet prindërore janë të ndryshme dhe ndikimet e vëllezërve ndoshta kontribojnë në këto dallime që shohim në tregun e punës dhe atë që gjejmë në delikuencën. Është shumë e vështirë të ndahen këto dy gjëra, sepse këto ndodhin në të njejtën kohë.

    Mos u shqetësoni nëse jeni fëmija i dytë në familje – ky hulumtim nuk nënkupton se jeni të prirur për jetë kriminale dhe kaos, thjeshtë renditja juaj e lindjes mund të ketë rëndësi pak më shumë se sa mendoni!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...