Shumica prej nesh kanë momente të pasigurisë dhe vetëbesimit të dobët por mos lejoni të dëhpëroheni. Dëshironi të ndërtoni siguri? Ja se si të bëheni varianti më i fortë dhe më i bukur i vetes suaj…
A tërhiqeni kur takoheni për herë të parë me ndonjë person? A ju pengon ballafaqimi me një publik përpara jush? Çdokush ka dyshimet e veta, askush nuk është e përsosur.
Një studim tregon se femrat i japin shtytje vetëbesimit të tyre duke u shtirrur. E dini atë thënien e vjetër “shtirruni derisa të bëhet e vërtetë”? Anketimi tregoi se dy të tretat e femrave e aktrojnë vetëbesimin e tyre, ndërsa 6 nga 10 ia arrijnë që të ndjehen më të sigurta. Anketimi gjithashtu zbuloi se 7 nga 10 femra e aktrojnë vetëbesimin në punë ndërsa 25% e aktrojnë atë në shtrat. Ndërtimi i vetëbesimin merr kohë mirëpo nuk është një gjë që nuk arrihet. Andaj bëmë një listë të këshillave që ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit dhe sigurisë suaj.
- Buzëqeshni më tepër
është një gjest i vogël, mirëpo që sjell shumë të mira. Buzëqeshja reflekton energji pozitive që ndihmon në ndryshimin e disponimit tuaj dhe ndihmon në influencimin e njerëzve përreth. Sipas psikologjisë, buzëqeshja ju bën më të lumtur, më optimiste dhe si rezultat- me më shumë vetëbesimi. Andaj, qeshuni!
- Mposhteni zvarritjen e gjërave
Mos lejoni që gjërat që duhet t`i bëni të marrin kontrollin e jetës suaj, merreni kontrollin dhe filloni t`i plotësoni detyrat. Njëherë kur filloni t`i bëni gjërat, në vend se të ndaleni të mendoni se si duhen bërë, do ndjeheni më shumë e relaksuar, e lumtur dhe e sigurtë në vete.
- Simuloni vetëbesimin
Luftoni mendimet që vrapojnë dhe mashtrojeni veten në vetëbesim- kjo gjë funksionon me të vërtetë! Një psikolog thotë se aktrimi i vetëbesimit edhepse përbrenda ndjeheni e nervozuar mund të jetë e çuditshme në fillim, mirëpo me kohë do të kuptoni se me të vërtetë funskionon.
- Kënaqeni veten me dituri
Shpeshherë ndjehemi të pasigurtë sepse jemi të papërgatitur, ndoshta keni provim apo ndonjë prezentim, sa më shumë të ushtroni aq më tepër do të keni vetëbesim.
Gjëja më e mirë që duhet bërë në fitimin e diturisë është studimi dhe ushtrimi, hap psa hapi.
- Merrni shënime
Merrni shënime mbi gjërat e mirë që i keni arritur dhe pastaj lexojini para se të shkoni në shtrat. Kjo do ju ndihmojë që të jeni më pozitivë dhe me vetëbesim në ditën që vjen, andaj shënoni edhe këtë këshillë.
- Pohime pozitive
Të bëheni më e sigurtë ju duhet të besoni në vetvete, andaj pse mos të jeni fansi më i madh i vetes tuaj? Lea Vendrami thotë të përdorim pohimet pozitive për të arritur këtë gjë. “ Ngjitni shënime në laptopin tuaj, bëni „përkujtues” në celularin tuaj apo shkruani ato në pasqyrë me buzëkuq. Sigurohuni se do të përkujtoheni se sa e mrekullueshme, e hatashme dhe e talentuar jeni!”. Premtoni vetes se do të postoni çdo ditë diçka inspiruese dhe pozitive, qoftë në FB, Tëitter apo Instagram.
- Kujdesuni për lëkurën tuaj
Të përkujdeseni për lëkurën tuaj është e rëndësishme për nxitjen e vetëbesimit. Nuk keni nevojë të shkoni në trajtime kozmetike, gjërat që ju duhen mund t`i bëni vetë në shtëpi, vetëm kërkoni receta në Google, do të kujdeseni për lëkurën si dhe do të fitoni vetëbesim.
- Bëni një dush
Nuk ka asgjë më të mirë se ndjenja pas një dushi të ngrohtë me avull. Çlironi trupin, harroni brengat dhe vetëm kënaquni.
- Veshni të brendshme provokative
Qoftë për vetëbesim brenda shtartit, qoftë për jashtë tij, të brendshmet seksi janë çudibërëse. Mos e ruaj këtë garderobë vetëm për raste speciale, nëse dëshironi të ndjeheni si perëndeshë- trajtohuni si një e tillë.
- Fuqia e të kuqes
Nëse vetëbesimi juaj është i dobët, veshja e ngjyrës së kuqe sjell efekt të menjëhershëm në disponimin tuaj. E kuqja asocon në fuqi dhe vendoshmëri sikurse në pasion dhe dashuri
- Stërvituni
E dëgjoni nga të gjithë, mirëpo derisa nuk e provoni vetë nuk do i kuptoni përparësitë që sjell stërvitja. Nxitimi i endorfinës ju mban energjike dhe të lumtur ndërsa në anën tjetër ju jep një dozë vetëbesimi pas çdo ushtrimi. Jo vetëm që do humbni peshë dhe do të shtrëngoni trupin, stërvitjet kontribuojnë edhe në ngritjen e vetëbesimit tuaj.
- Thuani vetes “Je e mjaftueshme”
A jeni ndjerë ndonjëherë se nuk jeni e mirë sa duhet, e bukur sa duhet apo e suksesshme sa duhet? Shkaktari më i zakonshëm i mungesës së vetëbesimit është frenimi nga mendimet e brendshme se nuk jeni “e mjaftushme”. Kur nuk ndjehemi “e mjaftueshme” kemi tendenca të provojmë çdo gjë që do na bënte të ndjehemi mirë, sikurse ngrënia e tepërt, shopingu i tepërt e tj. Çdo gjë që e bëjmë me tepricë e bëjmë sepse ndjehemi “më pak” andaj edhe kemi nevojë për më shumë. Por mënyra më e shpejtë është të shkruani “Unë jam e mjaftueshme” në pasqyrë, dhe të përkujtoni veten çdo ditë se jeni e mjaftueshme.
- Sfidoni veten tuaj
Orë poetike, kurse të gjuhës italiane, TANI është koha! Sfidojeni veten me diçka që nuk e keni bërë kurrë, do e gjeni veten të fuqizuar dhe me vetëbesim. Kurrë nuk është vonë!
- Bëhuni vullnetar
Të ndihmoni dikë në jetën e tyre do ju bëjë edhe juve të ndjeheni mirë. Kur njohtoni njerëz të rinj, fitoni aftësi të reja dhe provoni gjëra të reja, jeni e lidhur, nxitni vetëbesim dhe siguri në vete.
- Mburruni me veten
Një hap i rëndësishëm në ndërtimin e vetëbesimit është të ndryshoni mënyrën e të menduarit. Me siguri që keni qenë kritike ndaj vetes për aq gjatë sa e mbani mend, provoni të kundërtën. Ndani një moment për të kujtuar gjërat e fundit që i keni arritur, kujtojeni se si ndjeheshit atë kohë dhe do të ndjeheni më e fortë.
- Dashuroni veten tuaj
Çelësi i vetëbesimit është dashuria ndaj vetvetes. Përderisa të jeni e kënaqur me veten nuk keni arsye pse të ndjeheni disi tjetër pos mrekullueshëm! Dashuria ndaj vetes nënkupton të duani dhe të pranoni veten tuaj pa kushtëzime, skatësisht se si jeni dhe ku jeni, përfshirë këtu edhe të metat dhe papërsoshmërinë./kosovarja.ch/