0.4 C
Priština
More

    Top 10 revistat për femra

    spot_imgspot_img

    Në një moshë ku të gjesh kohë për tu relaksuar, çlodhur dhe për të lexuar një libër të mirë është bërë diçka shumë e rrallë, njerëzit zgjedhin thjeshtësinë për të marrë një revistë për ta lexuar një herë ose dy herë në javë.

    Këtu po ju paraqesim top 10 revista duke ju përshkruar rëndësinë e gjetjes së kohës së lirë për tu relaksuar me ndonjë revistë të mirë.

    Vogue
    Ndoshta një nga revistat më të përfolura në treg, e cila me vete mban esencën se njëherë po të hysh në Vogue, keni hyrë veçmë në botën e personave të famshëm. E njohur për modën, Vogue sjell modelet e fundit nga pasarelat e famshme. Me këtë revistë, pas qindra faqeve me foto të shkëlqyera dhe paragrafe të çuditshme, shumë shpejt do të vini në përfundimin se çfarë nuk duhet të vishni, cilat janë gjërat më tërheqëse për të hyrë në Hollywood, dhe të gjitha në një çmim të vetëm që nuk do të “mërzisin” llogarinë tuaj bankare.

    Shape
    Një revistë e përkushtuar për të ndihmuar që të fitoni besimin dhe të arrini trupin tuaj perfekt. Kjo revistë ju ndihmon me dietat e fundit dhe këshilla për stërvitje, si dhe ju inkurajon që të hani shëndetshëm duke arritur mënyrë të shëndetshme të jetesës. Kjo revistë nuk është vetëm e llojit për lexim të shpejtë, por paraqet një udhëzues se si mund të bëheni plotësisht të kënaqur me ju dhe trupin tuaj, si fizikisht poashtu edhe psiqikisht.

    Bazaar
    Një tjetër revistë që është e përmbushur me sekrete të modës, personave të famshëm si dhe të bukurisë. Është në dispozicion 12 herë në vit dhe padyshim është një revistë që ia vlen të rangohet. Kjo lloj reviste shpesh është cilësuar si më unike dhe më pak e varur nga revistat tjera të modes, si ajo e Vogue. Me modelet që janë të ndryshme dhe që i përshtaten shijës së të gjithëve, kjo është një revistë që nuk duhet ta humbisni për shkak të aksesorëve unik dhe veshjeve elegante të modës që i ofron.

    Lucky
    Revistë e cila ju sjell fat në gjetjen e artikujve më seksi dhe të lirë të modes. Kjo, sjell produktet e fundit të modes, rroba, aksesoarë e kështu me rradhë, duke ju siguruar që mos të humbisni tendencat e fundit e njëkohësisht duke ju bërë një mbretëreshë të sofistikuar.

    Bust
    Një revistë revolucionare e cila paraqet gjithçka që një femër duhet të dijë; që nga të rejat e modes e deri te çështjet më serioze feminist. Kjo revistë i bën përfundimisht femrat të ndjehen krenare për gjininë që kanë!

    Tango
    Revistë e dashurisë. e mbushur me probleme të dashurisë, këshilla në lidhje me marrëdhëniet mes çiftit, këshilla rreth seksit e kështu me rradhë. Kjo revistë ju ndihmon të ballafaqoheni me problemet dhe të lehtësoheni nga barra që ju mundon.

    Body & Soul
    Një tjetër revistë dedikuar trupit dhe shëndetit të gruas. Plot me këshilla fantastike se si të arrini peshën tuaj ideale, të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të ndjeheni pozitiv me veten, kjo revistë sjell gjithçka nga teknikat e meditimit si dhe këshilla bukurie natyrale.

    O, The Oprah Magazine
    Kjo revistë është për secilën femër që ëndërron për storje inspiruese dhe energji që të shtyn për të lexuar edh emë shumë. Përfshin receta, mode, bukuri e shumë më tepër, kjo revistë përmban gjithçka që një femër ka nevojë.

    Teen Vogue
    Për çdo femër që aspiron në jetë, është një lloj i revistës që do kishit dashur t’ja rekomandoni vajzës suaj me plot krenari. Plot me probleme lidhur me adoleshencën, modën, këshilla bukurie e shumë trajtime të temave të ndryshme.

    Cosmopolitan
    E fundit, por jo nga rëndësia, kjo është një nga revistat që rekomandohet aq shumë nga femrat. Kjo kënaq çdo pjesë të një gruaje dhe është mjaft e njohur për natyrën femërore si dhe seksualitetin e saj duke ofruar këshilla mjaft të nxehta! Përmban mode, tregime nga persona të famshëm, kjo është një nga revistat që duhet patjetër të gjeni kohë pë rta lexuar!

    www.freestufffinder.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...